621 persona kanë humbur jetën në 24 orët e fundit në Britaninë e Madhe, 454 prej tyre ndërruan jetë në spital.
Aktualisht, totali i viktimave në Britani shkon në mbi 28 mijë pasi këtu shtohen dhe viktimat në kushte shtëpie po nga COVID-19.
Raste të konfirmuara gjithsej me COVID-19 në Britani deri më sot janë 182 mijë e 260 të infektuar.
Në të gjithë botën ritimi i humbjeve të jetës nga pandemia është ulur, ndërsa shumë shtete kanë filluar të lehtësojnë masat kufizuese./ Opinion.al