Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ulje drastike e të infektuarve me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut

2020/05/03 at 3:04 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Ulje drastike e të infektuarve me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut

Maqedonia e Veriut të dielën ka regjistruar vetëm 5 persona të infektuar me koronavirusin e ri, shifër kjo më e ulëta që nga paraqitja e rastit të parë, më 27 shkurt. Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar edhe dy viktima të reja, në Kumanovë dhe Strugë me çka numri i atyre që kanë humbur betejën me COVID-19 ka arritur në 84.

Ndërkohë, numri i të shëruarve sërish ka shënuar rritje të madhe, me 95 raste të reja. Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i të shëruarve nga COVID-19 ka arritur në 945 ndërkohë që i të infektuarve është ulur në 482.

Në gjashtë qytete më nuk ka asnjë të infektuar, përfshirë edhe Dibrën ku ishte paraqitur rasti i parë dhe që ishte ndër vatrat e përhapjes së koronavirusit në Maqedoninë e Veriut.

Ndërkohë, 87 për qind e numrit më të madh të të infektuarve me COVID-19 janë vetëm në pesë qytete; Shkup, Kumanovë, Prilep, Tetovë dhe Veles.

Rastet e reja të personave të infektuar janë 2 në Shkup dhe nga një në Kumanovë, Tetovë dhe Prilep.

Me 249 teste, numri i përgjithshëm i testeve të kryera në Maqedoninë e Veriut ka arritur në 17,246. Për shkak të uljes së numrit të personave me simptoma të koronavirusit është ulur edhe numri i testeve në bazë ditore që në disa raste ka arritur edhe shifrën e afër 700 testeve në ditë.

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe ka bërë të ditur se të hënën Komisioni i sëmundjeve ngjitëse dhe Shtabi i krizës do të diskutojnë për masat e reja lehtësuese, si për lëvizjen e qytetarëve ashtu edhe për rifillimin e ekonomisë, por me masa kujdesi të veçantë.

Ministria e Punëve të Brendshme ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit, 75 persona kanë shkelur orën policore dhe 59 prej tyre janë shoqëruar në polici për procedurë të mëtejmë kundërvajtëse.

Prokuroria publike e Maqedonisë së Veriut ka bërë të ditur se që nga aplikimi i gjendjes së jashtëzakonshme janë ngritur afër 1,500 padi për mosrespektim të masave për kufizimin e lëvizjes me qëllim të parandalimit të përhapjes së koronavirusit.

Ju sugjerojmë

Gara për “Shef Komisariati”, del lista e pikëve të fituara nga secili konkurrentë
Aktualitet

Policia nis hetimet për skemën piramidale online TXEX: Qytetarët të kenë kujdes!

28 Gusht, 2025 2:11 pm
Save the Children: Fëmijët e uritur në Gazë nuk kanë forcë as të qajnë
Bota

Save the Children: Fëmijët e uritur në Gazë nuk kanë forcë as të qajnë

28 Gusht, 2025 2:04 pm
Sali Berisha thirrje FBI: Zgjeroni hetimet për Sorosin dhe të birin deri në Shqipëri
Kryesore

Sali Berisha thirrje FBI: Zgjeroni hetimet për Sorosin dhe të birin deri në Shqipëri

28 Gusht, 2025 1:49 pm
Ndërtimet pa leje, Rama paralajmëron: Masa goditëse brenda ditësh për “symbyllurit”
Politikë

Hapësirat publike, Rama ‘sulmon’ një tjetër gjykatës: Nuk është presion, por …

28 Gusht, 2025 1:24 pm
Ndërpritet seanca në Kuvendin e Kosovës, dështon zgjedhja e nënkryetarit serb
Rajoni

Ndërpritet seanca në Kuvendin e Kosovës, dështon zgjedhja e nënkryetarit serb

28 Gusht, 2025 1:04 pm
Komisioni Rregullator shpall rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve të 11 majit
Kryesore

Komisioni Rregullator shpall rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve të 11 majit

28 Gusht, 2025 12:50 pm
Skandali i publikimit të pagave/Prokuroria lëshon urdhër-arreste, 2 të arrestuar
Aktualitet

I arrestuar për trafik droge, Prokuroria sekuestrohen pasuritë e një shtetasi

28 Gusht, 2025 12:43 pm
Asambleja e Partisë Socialiste mblidhet më 11 shtator
Kryesore

Asambleja e Partisë Socialiste mblidhet më 11 shtator

28 Gusht, 2025 12:31 pm
Ndahet nga jeta aktori i njohur, Naun Shundi
Aktualitet

Ndahet nga jeta aktori i njohur, Naun Shundi

28 Gusht, 2025 12:13 pm
Industria automobilistike shkurton 51.500 vende pune
Bota

Industria automobilistike shkurton 51.500 vende pune

28 Gusht, 2025 12:06 pm
Para
Diell dhe ajër kundër COVID, çfarë ndodhi me gripin spanjoll në 1918

Diell dhe ajër kundër COVID, çfarë ndodhi me gripin spanjoll në 1918

Kosovë, importohen mbi 12 milionë euro mallra nga Serbia

Kosovë, importohen mbi 12 milionë euro mallra nga Serbia

Koronavirusi, ulet numri i viktimave në Spanjë

Koronavirusi, 621 viktima në 24 orët e fundit në Britani

TE FUNDIT

Policia nis hetimet për skemën piramidale online TXEX: Qytetarët të kenë kujdes!

Gara për “Shef Komisariati”, del lista e pikëve të fituara nga secili konkurrentë
28 Gusht, 2025

Policia e Shtetit ka nisur një hetim penal në lidhje me një skemë të dyshuar investimesh piramidale TXEX, e cila...

Lexo më shumë

Save the Children: Fëmijët e uritur në Gazë nuk kanë forcë as të qajnë

Save the Children: Fëmijët e uritur në Gazë nuk kanë forcë as të qajnë
28 Gusht, 2025

Udhëheqësja e organizatës për të drejtat e fëmijëve, Save the Children, ka përshkruar në detaje tronditëse agoninë e ngadaltë të...

Lexo më shumë

Sali Berisha thirrje FBI: Zgjeroni hetimet për Sorosin dhe të birin deri në Shqipëri

Sali Berisha thirrje FBI: Zgjeroni hetimet për Sorosin dhe të birin deri në Shqipëri
28 Gusht, 2025

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha i ka bërë thirrje sot FBI-së amerikane, që të zgjerojë hetimet për miliarderin George...

Lexo më shumë

Hapësirat publike, Rama ‘sulmon’ një tjetër gjykatës: Nuk është presion, por …

Ndërtimet pa leje, Rama paralajmëron: Masa goditëse brenda ditësh për “symbyllurit”
28 Gusht, 2025

Kryeministri Edi Rama ka postuar në rrjetet sociale një tjetër vendim të një gjyqtari për një ndërtim pa leje. Ai...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com