Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Turizmi pas koronavirusit, realitet virtual dhe robotë

2020/05/01 at 2:31 PM
në -Teknologji, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Në 2050 do të martohemi me robotët!

Alarice, një agjenci e mediave sociale në Kinë, mbajti një seminar online ku përshkruhej gjendja e industrisë , tendencat e mundshme për rimëkëmbjen e turizmit dhe strategjitë për të tërhequr turistët në vitin e ardhshëm.


Ndërsa perspektivat për udhëtime të largëta përgjatë vitit 2020 mbetet e zymtë, ka hapa për të tërhequr turistët, kur të fillojë rikthimi. Së pari, jini transparent në lidhje me masat higjienike që organizata juaj po miraton. Së dyti, përqafoni digjitalizimin. Së treti, synoni udhëtarët e pavarur të lirë.

Këtu janë katër strategji kryesore:

Paketa udhëtimi me kthim parash të garantuar

Nga ofruesit e shërbimeve të udhëtimit në internet deri tek zinxhirët e hoteleve dhe destinacionet kryesore turistike, industria e turizmit në Kinë po përqafon produktet e para shitjes me garanci për kthimin e parave.

Në këto kohë të vështira, paketat online inkurajojnë furnitorët turistikë të jenë transparentë rreth masave të higjienës dhe të ofrojnë siguri financiare për udhëtarët. Blerjet në grupe dhe blerjet personale bëhen online.

Megjithë rritjen e të ardhurave me 30 %, Sylvie Xie nga Alarice u shpreh se: ‘Ju duhet të kuptoni se arsyeja pse klientët janë të gatshëm të blejnë paketat e para-shitjes, është sepse ata janë në gjendje të ç’abonohen dhe të marrin rimbursime në çdo kohë’.

Transmetimet e drejtpërdrejta dhe realiteti virtual

Kryetari ekzekutiv i Ctrip në Kinë, Liang Jianzhang, bëri një video të drejtëpërdrejtë nga Atlantis Hotel në Sanya, provinca e Hainan. Dhoma ku po qëndronte ndodhej nën ujë dhe është një nga më të shtrenjtat në Kinë, që shkojnë përtej mundësive të shumicës së shikuesve.

Paketat turistike që ai po njoftonte, megjithatë nuk ishin jashtë mundësive të tyre. Brenda një ore, Ctrip kishte shitur 10 milion paketa turistike. Nisma u arrit në partneritet me platformën me video të shkurtër TikTok, që gjithashtu ka mbështetur përpjekjet e ngjashme në destinacione kulturore si Qyteti i Ndaluar i Pekinit dhe Muzeu Zhejiang i Hangzhou.

Higjiena është një përparësi kryesore

Në të ardhmen e afërt, shëndeti dhe siguria do të jenë përparësitë kryesore për udhëtarët. Kur bëhet fjalë për hotele dhe destinacione, udhëtarët duan të dinë se çfarë masash janë duke u zbatuar përpara se të bëjnë rezervime.

Në Kinë, përtej përcaktimit të masave të pastërtisë, hotelet po ndërmarrin hapa inovativë për të garantuar sigurinë e punonjësve dhe të ftuarve. Kjo përfshin sisteme pa kontakt check in/out dhe përdorimin e robotëve të aftë për të ofruar shërbime thelbësore.

Wendy Chen i Alarice u shpreh gjatë seminarit online: ‘Përdoruesit mund të kontrollojnë masat anti-epidemike të hoteleve. Gjithashtu, hotelet e kualifikuar do të kenë një shenjë specifike në faqen e tyre [për të treguar nivelet e higjienes]’.

Kalimi nga grupe turistësh në udhëtime të pavarura

Në vitin 2017, udhëtimi në grup përbënte 70% të tregut kinez. Deri në vitin 2019, kjo kishte rënë në 55 % , një prirje në rënie që koronavirusi ka të ngjarë të përshpejtojë. Udhëtarët më të vjetër, ata të lindur në vitet 1960 dhe 1970, nuk kanë gjasa të bëjnë plane të ndryshme udhëtimi, ndërsa brezat e rinj, tashmë të tërhequr tej mase drejt udhëtimeve të pavarura, ka të ngjarë të bëhen forca mbizotëruese e tregut.

Etiketa: kinerealitet virualturizem


Ju sugjerojmë

Gjykata Kushtetuese hap procedurën për zgjedhjen e kryetarit të ri
Aktualitet

Emrat që kanë kandiduar në Presidencë për Gjykatën Kushtetuese

4 Dhjetor, 2025 4:34 pm
Studimi/ Një javë “detoksifikim” nga rrjetet sociale përmirëson shëndetin mendor
Life Style

Studimi/ Një javë “detoksifikim” nga rrjetet sociale përmirëson shëndetin mendor

4 Dhjetor, 2025 4:06 pm
Pezullimi i Ballukut, Rama: Janë bllokuar punët publike
Kryesore

Pezullimi i Ballukut, Rama: Janë bllokuar punët publike

4 Dhjetor, 2025 2:51 pm
Sekuestrohen 4 milionë euro pasuri nga Prokuroria e Vlorës
Kronikë

Sekuestrohen 4 milionë euro pasuri nga Prokuroria e Vlorës

4 Dhjetor, 2025 2:29 pm
Tabaku përplaset me Malajn për “Paqen Fiskale”, ministri: Gënjeni me zë e figurë
Kryesore

Tabaku përplaset me Malajn për “Paqen Fiskale”, ministri: Gënjeni me zë e figurë

4 Dhjetor, 2025 2:26 pm
Gjykimi në Hagë, Specialja për Hashim Thaçin: Ekziston rreziku i arratisjes
Kryesore

Gjykimi në Hagë, Specialja për Hashim Thaçin: Ekziston rreziku i arratisjes

4 Dhjetor, 2025 2:22 pm
Medvedev: Nëse BE-ja e çmendur vjedh asetet ruse, do të shpërthejë lufta
Bota

Medvedev: Nëse BE-ja e çmendur vjedh asetet ruse, do të shpërthejë lufta

4 Dhjetor, 2025 2:18 pm
Shkon të blejë ilaçe, i moshuari në Pogradec ndërron jetë në farmaci
Kronikë

Shkon të blejë ilaçe, i moshuari në Pogradec ndërron jetë në farmaci

4 Dhjetor, 2025 1:49 pm
Akuzohet për korrupsion, Mogherini jep dorëheqjen si rektore e Kolegjit të Europës
Bota

Akuzohet për korrupsion, Mogherini jep dorëheqjen si rektore e Kolegjit të Europës

4 Dhjetor, 2025 1:46 pm
Tiranë/ Shpërthen bombola e gazit në një piceri, lëndohet pronari dhe punonjësi
Kronikë

Tiranë/ Shpërthen bombola e gazit në një piceri, lëndohet pronari dhe punonjësi

4 Dhjetor, 2025 1:31 pm
Para
Koronavirusi në Britani, rritet bilanci i viktimave

Shpresë nga Spanja, ulet numri i viktimave dhe mbyllet spitali Covid

Syzet që masin temperaturën mund të nxjerrin ‘jashtë loje’ termometrat

Syzet që masin temperaturën mund të nxjerrin 'jashtë loje' termometrat

“Bilanci i viktimave nga Covid-19 në SHBA, më i lartë se ai i raportuar”

"Bilanci i viktimave nga Covid-19 në SHBA, më i lartë se ai i raportuar"
















TE FUNDIT

Emrat që kanë kandiduar në Presidencë për Gjykatën Kushtetuese

Gjykata Kushtetuese hap procedurën për zgjedhjen e kryetarit të ri
4 Dhjetor, 2025

Zbardhen 10 emrat që kanë kandiduar në Presidencë për Gjykatën Kushtetuese, për zëvendësimin e Sonila Bejtjas së cilës i mbaroi...

Lexo më shumë

Studimi/ Një javë “detoksifikim” nga rrjetet sociale përmirëson shëndetin mendor

Studimi/ Një javë “detoksifikim” nga rrjetet sociale përmirëson shëndetin mendor
4 Dhjetor, 2025

Rezultatet e një studimi konfirmojnë se kalimi i tepërt i kohës në mediat sociale është i dëmshëm për shëndetin tuaj...

Lexo më shumë

Pezullimi i Ballukut, Rama: Janë bllokuar punët publike

Pezullimi i Ballukut, Rama: Janë bllokuar punët publike
4 Dhjetor, 2025

Ndërsa në Kuvend u debatua për pezullimin e Belinda Ballukut nga detyra, kryeministri Edi Rama iu përgjigjet në distancë. Kreu i qeverisë...

Lexo më shumë

Sekuestrohen 4 milionë euro pasuri nga Prokuroria e Vlorës

Sekuestrohen 4 milionë euro pasuri nga Prokuroria e Vlorës
4 Dhjetor, 2025

Prokuroria e Vlorës ka sekuestruar pasuri me vlerë rreth 4 milionë euro, në pronësi të shtetasit Fatos Pelivan Canaj dhe...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com