Mbi një milionë pacientë në botë janë shëruar nga koronavirusi.
Lajmi bazohet në të dhënat e Universitetit John Hopkins në Shtetet e Bashkuara, ku gjendet dhe numri më i madh i pacientëve që e kanë mposhtur virusin, plot 153.947.
Universiteti apelon që statistikat, si të gjitha të dhënat e koronavirusit, duhet të lexohen me kujdes.
Shifrat mund të mos jenë plotësisht të sakta pasi numri i njerëzve të shëruar mund të jetë shumë herë më i lartë, për shkak se tek një kategori e madhe e njerëzve virusi kalon me simptoma të buta.
Po ashtu, shkalla e testimit ndryshon shumë ndërmjet vendeve. Aktualisht në botë llogaritet se janë mbi 3 milionë njerëz të infektuar, dhe 233,560 humbje jete nga COVID-19./Opinion.al