Një banesë në fshatin Qinam të Tiranës është grabitur mbrëmjën e djeshme rreth mesnatës.
Mësohet se kanë qenë 3 grabitës të cilët kanë hyrë në banesë dhe nën kërcënimin e armëve kanë lidhur pjesëtarët e familjes.
Më pas ata kanë grabitur një shumë parashë që ende nuk është bërë e ditur.
Mësohet gjithashtu e anëtarët e familjes nuk kanë pësuar dëmtime. Ata kanë njoftuar policinë pasi grabitësit u larguan.
Policia ka shoqëruar disa persona në lidhje me ngjarjen por autorët ende nuk janë identifikuar. /Opinion.al