Teksa situata e krijuar nga koronavirusi po shkon drejt përmirësimit, Italia ka vendour të lehtësoj masat shtrënguese.
Mësohet se pas dy muajsh të bllokuar, qeveria italiane do të rihapë dy aeroporte javën e ardhshme. Bëhet fjalë për një aeroport në Romë dhe një në Firence.
Këto aeroporte u mbyllën në mars. Italia është ndër vendet më të goditura në botë nga koronavirusi. Ditën e sotme u regjistruan 285 vdekje nga COVID-19, duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave në 27.967./ Opinion.al