Studimi në 19 vende europiane, bazuar në analizën e rolit të Kinës në trajtimin e krizës së koronavirusit, tregoi se Europa mbetet e ndarë për mënyrën sesi të veprojë me Pekinin. Një total prej 28 ekspertësh nga 21 qendra në të gjithë kontinentin, të njohur si Rrjeti Europian i Tensioneve në Kinë, u përfshinë në studim.
Javën e kaluar, një debat diplomatik raportoi se Bashkimi Europian po përkulet ndaj presionit nga Kina. BE raportohet se ndryshoi një pjesë të një raporti që dokumenton përpjekjet e mosinformimit të Pekinit, për të hequr fajin dhe për të rishkruar narrativën globale të koronavirusit.
Në një telefonatë të mërkurën, kryeministri kinez dhe presidentja e Komisionit Europian, kanë ngritur shqetësim për mosmarrëveshjet mes tyre dhe u zotuan të forcojnë luftën kundër virusit dhe rimëkëmbjen ekonomike, sipas medias Xinhua.
Një numër në rritje i vendeve europiane, përfshirë Suedinë dhe Britaninë, u janë bashkuar Shteteve të Bashkuara dhe Australisë në thirrjen për një hetim ndërkombëtar në lidhje me trajtimin e pandemisë nga Kina. Drejtuesit nga Gjermania dhe Franca gjithashtu kanë bërë presion ndaj Pekinit për një transparencë më të madhe në lidhje me origjinën e virusit vdekjeprurës.
Raporti europian i qendrave të mendimit u përqëndrua gjithashtu në diplomacinë e pazakontë agresive të Kinës, me ambasadat dhe ambasadorët kinezë që kanë zhvendosur fajin tek demokracitë perëndimore.
‘Ndërsa diplomacia publike gjithnjë e më aktive e Kinës është duke u përhapur, ekzistojnë shtete që nuk kanë mbajtur një qendrim publik si: Letonia ose Rumania, ka shtete që kanë mbajtur rol sulmues si: Polonia, Portugalia, Italia ose Spanja, dhe shtete me rol agresiv dhe provokues si: Suedia, Gjermania ose Franca’, thuhet në raport.
Studimi shqyrtoi gjithashtu ndihmën mjekësore të Kinës dhe ‘diplomacinë e maskave’ dhe gjeti ‘një lidhje midis kompanive kineze me interes tregtar në shtetin e huaj dhe dhurimeve nga këto kompani’ në disa vende përfshirë Greqinë, Hungarinë, Italinë, Portugalinë dhe Spanjën.
Ndërsa shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Europian, Josep Borrell paralajmëroi lojën gjeopolitike të Pekinit për të zgjeruar ndikimin e saj përmes ‘politikës së bujarisë’, vendet si Gjermania dhe Suedia kanë lëvizur për të shtrënguar investimet, rrjetin 5G dhe politikat industriale që synojnë firmat kineze.
Zhang Ming, i dërguari më i lartë i Kinës në BE, javën e kaluar hodhi poshtë shqetësimet në lidhje me pretendimet e Kinës për të përdorur dobësitë e vendeve të tjera për interesat gjeopolitike të saj.
‘Disinformimi është armiku ynë i përbashkët dhe ne duhet të bëjmë përpjekje të përbashkëta për ta zhdukur atë’, tha Zhang, duke pretenduar se Kina ka qenë viktimë e keqinformimit.
Një sondazh i më shumë se 12,000 njerëzve nga 28 vendet anëtare të BE-së nga grupi gjerman Bertelsmann Stiftung në shtator të vitit të kaluar, tregoi se 45 % e europianëve e shihnin Kinën si një konkurrent ndërsa vetëm 9 % besuan se vendet e tyre kishin të njëjtat interesa politike ose vlera me Kinën.
Një studim tjetër i 16 vendeve europiane, lëshuar nga Qendra Kërkimore Pew në dhjetor, gjithashtu tregoi se kontinenti mbetet i ndarë përsa i përket Kinës. Ndërsa njerëzit në pjesën më të madhe të Europës perëndimore dhe disa nga Europa Qendrore dhe Lindore, si Sllovakia dhe Çekia, e panë Kinën negativisht, 51 % e njerëzve në Greqi kishin një qëndrim pozitiv ndaj Kinës dhe ata në Rusi, Ukrainë, Poloni, Bullgari dhe Lituani priren ta shikojnë Kinën nga një pikëpamje e favorshme./Opinion.al