Raportimet nga shtëpia gjatë kohës së pandemisë COVID-19, në shumë raste kanë shkaktuar dhe situata komike.
Një spiker lajmesh në Spanjë është bërë hiti i momentit, pasi shikuesit pikasën një grua lakuriq që kalonte nëpër shtëpinë e tij, ndërsa ai po raportonte drejtpërdrejt.
Ndaj spikerit Alfonso Merlos nisën dhe komentet negative të ndjekësve pasi femra që shfaqej duke ecur në apartament, nuk ishte e dashura e tij, një yll i Big Brother.
Pas disa kërkimesh, ndjekësit zbuluan se gruaja që kalonte nudo ishte një kolege e gazetarit 41-vjeçar e quajtur Alexia Rivas.
Ky transmetim live nuk ishte skandaloz vetëm për faktin e përfshirjes së dy personaliteteve të njohura të televizionit spanjoll, por edhe për arsyen se 27-vjeçarja Rivas kishte thyer rregullat e distancimit social, duke shkuar në shtëpinë e kolegut.
Njerëzit online e akuzuan Alfonso Merlos dhe se po tradhtonte të dashurën e tij Marta Lopez, por ai insistoi se ata të dy nuk ishin më bashkë./ Opinion.al