Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

SPAK: Po hetojmë prokurimet me procedurë të klasifikuar ″Sekret″

2020/04/30 at 1:29 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
SPAK: Po hetojmë prokurimet me procedurë të klasifikuar ″Sekret″

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar deklaron se po kryhen verifikimet e nevojshme në lidhje njoftimet e bëra publike për prokurimet e zhvilluara në kushte emergjence të pandemisë nga Ministria e Shëndetësisë me procedurë të klasifikuar ″Sekret″.


Këto të fundit kanë qenë një nga akuzat kryesore që opozita ka bërë në drejtim të qeverisë gjatë periudhës së pandemisë.

“Po bëhen hetime intensive në procedimin penal që ka objekt prokurimet e zhvilluara në kushte emergjence të pandemisë nga Ministria e Mbrojtjes, si dhe po kryhen verifikimet e nevojshme në lidhje njoftimet e bëra publike për prokurimet e zhvilluara në kushte emergjence të pandemisë nga Ministria e Shëndetësisë me procedurë të klasifikuar ″Sekret″ njofton SPAK.

SPAK thotë gjithashtu se data 9 mars deri sot ka regjistruar 42 procedime penale.

“ Janë regjistruar 42 procedime penale. Janë përfunduar 37 procedime penale. Mënyra e përfundimit është si më poshtë: Për 8 procedime penale me 42 të pandehur, është dërguar kërkësa për gjykim në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Janë dërguar për gjykim 4 grupe te strukturuara në fushën e krimit të organizuar, që lidhen me aktivitete të kundraligjshme në fushën e trafikut të drogës, trafikimit të shtetasve dhe vjedhje në grup të kryera në territorin e një shteti të huaj. Është dërguar për gjykim gjithashtu ish- Prokurori i Përgjithshëm, si dhe tre raste korrupsioni të shtetasve të ndryshëm të akuzuar për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, të parashikuar nga neni 244 i Kodit Penal. Për 3 procedime penale me 1 të pandehur, është dërguar kërkesa për pushim të hetimeve në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar. Për 18 procedime penale, për mungesë kompetence, është vendosur transferimi i tyrë në prokuroritë e juridiksionit të përgjithshëm.

Për 8 procedime penale të ardhura nga prokuroritë e juridiksionit të përgjithshëm, është vendosur për arsye mungese kompetence mospranimi i akteve dhe ridërgimi tyre në prokurorinë nga kanë ardhur. Janë pranuar dhe vënë në ekzekutim 5 kërkesa për ndihmë juridike nga autoritetet e huaja të drejtësisë. Gjithashtu janë dërguar nga ana jonë 5 kërkesa për ndihmë juridike drejtuar autoriteteve të huaja të drejtësisë. I është dhënë zgjidhje ligjore të gjitha kërkesave të ardhura nga Policia e Shtetit në kuadër të zbatimit të Aktit Normativ Nr.1, datë 31.01.2020. Në këtë periudhë janë kryer hetime proaktive kryesisht për procedimin penal të regjistruar për korrupsion, në ngarkim të funksionarëvë të IEVP “Jordan Misja”, Tiranë.”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e tyre. /Opinion.al



Ju sugjerojmë

Zadrima, aty ku gratë shqiptare ringjallin artin mijëravjeçar të mëndafshit
Aktualitet

Zadrima, aty ku gratë shqiptare ringjallin artin mijëravjeçar të mëndafshit

14 Qershor, 2025 9:29 am
Protestat në Los Angeles, Trump vë në sprovë themelet e shtetit demokratik
Bota

Protestat në Los Angeles, Trump vë në sprovë themelet e shtetit demokratik

14 Qershor, 2025 9:12 am
Turizmi nxit konsumin, tregtia me pakicë rritje vjetore me 7% në 3-mujor
Aktualitet

Turizmi nxit konsumin, tregtia me pakicë rritje vjetore me 7% në 3-mujor

14 Qershor, 2025 9:02 am
Sulmi i Izraelit: Ndezje e konfliktit në Lindjen e Mesme?
Bota

Sulmi i Izraelit: Ndezje e konfliktit në Lindjen e Mesme?

14 Qershor, 2025 8:47 am
Aksident i rëndë në Lushnje, shtatë persona të plagosur
Aktualitet

Aksident i rëndë në Lushnje, shtatë persona të plagosur

14 Qershor, 2025 8:24 am
Horoskopi ditor, 2 janar 2025
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për sot, 14 Qershor 2025

14 Qershor, 2025 8:19 am
Temperaturat e larta, dy qarqet më të rrezikuara nga zjerret sipas IGJEUM
Aktualitet

Parashikimi i motit për ditën e sotme, 14 Qershor 2025

14 Qershor, 2025 8:12 am
Netanyahu: Ndoshta kemi vrarë udhëheqësin e Hamasit
Bota

Netanyahu mesazh iranianëve: Koha që të dilni kundër regjimit shtypës!

13 Qershor, 2025 10:21 pm
“Jeni heronj “, Putin nderon ushtrinë: Ndaluat një luftë civile
Bota

Përplasja Izrael-Iran,Moska e gatshme të ndërmjetësojë për t’i dhënë fund armiqësisë

13 Qershor, 2025 10:08 pm
30 vjet pritje për pronën e fituar me gjyq!Dy vëllezërit vdiqën,i treti pret …
Aktualitet

30 vjet pritje për pronën e fituar me gjyq!Dy vëllezërit vdiqën,i treti pret …

13 Qershor, 2025 9:49 pm
Para
Gratë shqiptare, ndër më të pushtetshmet në Europë

Miratohen ndryshimet në buxhet, ja si u votua sot në Kuvend

Bota në luftë me koronavirusin, Koreja e Veriut teston dy raketa balistike

Misteri i Kim Jong-un, SHBA: Nuk e kemi parë së fundmi

Koronavirusi/ Rekord i zi në Britani, mbi 500 persona vdesin për 1 ditë

Miliarderi kritikon izolimin: Fashiste, kthejini popullit lirinë
















TE FUNDIT

Zadrima, aty ku gratë shqiptare ringjallin artin mijëravjeçar të mëndafshit

Zadrima, aty ku gratë shqiptare ringjallin artin mijëravjeçar të mëndafshit
14 Qershor, 2025

Zadrima, një nga zonat më piktoreske të veriut të Shqipërisë, po bëhet qendra e një rilindjeje të rrallë: gratë e...

Lexo më shumë

Protestat në Los Angeles, Trump vë në sprovë themelet e shtetit demokratik

Protestat në Los Angeles, Trump vë në sprovë themelet e shtetit demokratik
14 Qershor, 2025

Pavarësisht nëse po përdor ushtrinë kundër protestuesve në Los Angeles apo po injoron urdhrat e qarta nga gjykatat: Presidenti Donald...

Lexo më shumë

Turizmi nxit konsumin, tregtia me pakicë rritje vjetore me 7% në 3-mujor

Turizmi nxit konsumin, tregtia me pakicë rritje vjetore me 7% në 3-mujor
14 Qershor, 2025

E nxitur nga turizmi, tregtia me pakicë e ka nisur pozitivisht vitin 2025. Sipas të dhënave të zyrtare nga INSTAT,...

Lexo më shumë

Sulmi i Izraelit: Ndezje e konfliktit në Lindjen e Mesme?

Sulmi i Izraelit: Ndezje e konfliktit në Lindjen e Mesme?
14 Qershor, 2025

Sulmi në shkallë të gjerë ndaj Iranit mund të ndezë të gjithë rajonin. Eshtë e paqartë nëse do të mund...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com