Greqia ka nisur lehtësimin e masave kundër përhapjes së koronavirusit, pasi deri më tani situata në spitale është nën kontroll.
Ndërkohë, pritet që parlamenti grek të miratojë një projektligj që parashikon të japë zgjidhje për çështjen e punëtorëve sezonalë që shkojnë çdo vit në vendin fqinj nga Shqipëria.
Lajmi bëhet i ditur nga mediat greke. ”ProtoThema” citon ministrin grek të Zhvillimit Rural, Makis Voridis.
“Brenda javës, ne do të paraqesim në parlament një projektligj për zgjidhjen e çështjes së punëtorëve sezonalë nga Shqipëria që punojnë në sektorin grek të bujqësisë. Ky problem u ngrit pas mbylljes së kufirit greko-shqiptar për shkak të pandemisë së koronacionit. Me garancitë shëndetësore, ne do të kemi numrin e punëtorëve që na duhen, në mënyrë që të mos ketë ndonjë çrregullim në prodhim, sidomos për produktet e prodhuara gjatë majit dhe qershorit,Makis Voridis si qershitë dhe pjeshkët”, ka deklaruar ministri grek i Zhvillimit Rural./ Opinion.al