Sipas MeteoAlb, vendi ynë do të jetë me vranësira dhe reshje shiu në zonat Veriore dhe Qendrore në pjesën e parë të ditës. Në orët në vijim vranësirat dhe reshjet e shiut do të përfshijnë dhe pjesën tjetër të territorit shqiptar.
Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes dhe ndjeshëm në mesditë duke regjistruar vlerën minimale në qytetin e Pukës dhe Ersekës me 4°C, ndërsa vlera maksimale do të shënohet në qytetin e Sarandës me 22°C.
Era do fryjë mesatare në tokë dhe e fortë në det me shpejtësi 50 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar dallgëzimin 5 ballë./Opinion.al