Një tjetër ngjarje kriminale është regjistruar ditën e sotme në vendin tonë. Mësohet se mbrëmjen e sotme një punonjës i burgut të Peqinit është plagosur me armë zjarri.
Në momentin e ngjarjes, punonjësi ishte në detyrë brenda rrethimit të burgut. Sipas informacioneve, bëhet me dije se shtënat me armë kanë ardhur nga jashtë rrethimit.
Policia sqaron se nga të shtënat punonjësi ka marrë plagë të lehta dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Nga verifikimet e deritanishme, nuk rezulton se i plagosuri ka konflikte të tjera.
Ndërkohë, policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e ngjarjes./ Opinion.al