Dy vëllezër u ekzekutuan ditën e sotme në Durrës. Mësohet se vëllezërit Besmir dhe Viktor Haxhia ishin biznesmen dhe se aktivitetin e tyre privat e kishin shtrirë në një sërë fushash.
Ata kishin subjektin tregtar ”Bv Auto” që ishte për dhënien e makinave me qera.
Sipas informacioneve, ata kishin dhe një pikë Exhgange për transferimin e parave, siguracionet, rimbushjen e telefonisë celulare dhe pagesat e dritave apo ujit.
Referuar të dhënave, bëhet me dije se Vikor Haxhia ishte avokat i licencuar, ndërsa vëllai tjetër, Besmir Haxhia kishte dhe një biznes karrotrecësh./ Opinion.al