Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Debat virutal për Kosovën në Këshillin e Sigurimit të OKB-së

2020/04/24 at 7:25 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Debat virutal për Kosovën në Këshillin e Sigurimit të OKB-së

Kriza politike në Kosovë përshkoi debatin virtual të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për situatën në Kosovë.

Shefi i Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, Zahir Tanin, tha se ndarjet politike në Kosovë e kanë shpërqendruar vëmendjen e shumë udhëheqësve të saj nga kriza shëndetësore.

“Këto ndarje kanë zvogëluar besimin e publikut në udhëheqjen politike gjatë një kohe të një ankthi dhe pasigurie të rritur të popullsisë”, tha ai.

Ai vlerësoi edhe, siç tha, komunikimin dhe bashkërendimin e përmirësuar midis autoriteteve shëndetësore në Prishtinë dhe në Beograd në kohën e pandemisë, duke përmendur me këtë rast edhe 1,000 teste për koronavirusin, që Serbia i dhuroi Kosovës.

Këtë dhuratë e përmendi edhe ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç, duke theksuar se Beogradi është i gatshëm të vazhdojë të dëshmojë solidaritet në kohën e pandemisë, ndërsa kritikoi, siç tha, politizimin e kësaj mbështetjeje nga politikanët në Prishtinë.

Ministri serb tha se Serbia edhe gjatë periudhës para takimit të Këshillit të Sigurimit ishte e përkushtuar për një marrëveshje me Kosovën “që asnjëra nuk do të merrte gjithçka, por do të merrte mjaftueshëm për ta bërë zgjidhjen afatgjate dhe të qëndrueshme”.

Ai tha se kishte shpresë që pas zgjedhjeve të tetorit në Kosovë dhe formimit të qeverisë në shkurt të këtij, viti do të ishte një periudhë e një faqeje të re kundrejt bisedimeve.

“Por, pamë pikëpamje shumë më të skajshme dhe mosgatishmëri për bisedime në vendimet e Qeverisë së Albin Kurtit”, tha ai.

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme të Kosovës, Glauk Konjufca, tha se Serbia nuk po e kupton një fakt të thjeshtë: “Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë, më 22 korrik, 2010, e ka vulosur legalitetin dhe legjitimitetin e pavarësisë së Kosovës, që është e pakthyeshme”, tha ai, duke cituar opinionin e gjykatës se “shpallja e pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt 2008 nuk e ka shkelur ligjin ndërkombëtar”.

Konjufca tha se sa më parë që Serbia e kupton këtë, do të jetë më e dobishme për Serbinë, për Kosovën dhe rajonin.

Ai tha se kërkesën në Gjykatë e kishte dorëzuar Serbia dhe “është qasje hipokrite të pyesësh Gjykatën dhe të mos e respektosh përgjigjen e saj”.

Konjufca u bëri thirrje vendeve anëtare të Këshillit të Sigurimit që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, ta bëjnë këtë sa më parë, sepse kësisoj, tha ai, do të respektonin jo vetëm vullnetin e shumicës së qytetarëve të Kosovës, por edhe vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare. / Opinon.al

Ju sugjerojmë

Dronët ukrainas godasin disa rajone në Rusi
Bota

Dronët ukrainas godasin disa rajone në Rusi

2 Gusht, 2025 10:45 pm
Shembull i sigurisë rrugore/ Asnjë vdekje nga aksidentet gjatë 2024 në Helsinki
Bota

Shembull i sigurisë rrugore/ Asnjë vdekje nga aksidentet gjatë 2024 në Helsinki

2 Gusht, 2025 10:35 pm
Aksident në Levan-Tepelenë/ Makina përplaset me motorin, një i plagosur
Aktualitet

Aksident në Levan-Tepelenë/ Makina përplaset me motorin, një i plagosur

2 Gusht, 2025 10:10 pm
Europa: Përkujtim i gjenocidit ndaj sintive dhe romëve
Bota

Europa: Përkujtim i gjenocidit ndaj sintive dhe romëve

2 Gusht, 2025 9:57 pm
Mjeti përfundoi jashtë rrugës, niset drejt Traumës shoferi që u aksidentua në Korçë
Aktualitet

Mjeti përfundoi jashtë rrugës, niset drejt Traumës shoferi që u aksidentua në Korçë

2 Gusht, 2025 9:17 pm
Korçë, mjeti del nga rruga dhe përfundon në një arë, plagoset drejtuesi
Aktualitet

Korçë, mjeti del nga rruga dhe përfundon në një arë, plagoset drejtuesi

2 Gusht, 2025 9:03 pm
I riu vrau 34-vjeçarin në Tiranë pasi i ngacmoi të dashurën
Aktualitet

Tiranë, plagoset me armë zjarri një 27-vjeçar në zonën e Freskut. Ja gjendja e tij

2 Gusht, 2025 8:38 pm
Hamasi vendos kushtet: Nuk dorëzojmë armët pa një shtet palestinez..
Bota

Hamasi vendos kushtet: Nuk dorëzojmë armët pa një shtet palestinez..

2 Gusht, 2025 8:22 pm
Financat: Të ardhurat u rritën me 6.7% në 6 mujorin e parë të vitit
Aktualitet

Jo më biznese që përjashtohen nga Tatimet/ Reforma prek IT-në dhe bizneset sezonale

2 Gusht, 2025 8:07 pm
Rritet numri i rasteve të dhunës në familje në Gjermani
Bota

Rritet numri i rasteve të dhunës në familje në Gjermani

2 Gusht, 2025 7:58 pm
Para
Pensionistët lejohen të dalin ditën e shtunë

Pensionistët lejohen të dalin ditën e shtunë

Balena dhe delfinë në Adriatik: Po e shëron pandemia natyrën?

Balena dhe delfinë në Adriatik: Po e shëron pandemia natyrën?

Ishte prekur nga koronavirusi, humb jetën 60-vjeçari në Francë

Franca regjistron numrin më të ulët të viktimave që prej 29 Marsit

TE FUNDIT

Dronët ukrainas godasin disa rajone në Rusi

Dronët ukrainas godasin disa rajone në Rusi
2 Gusht, 2025

Shpërthime dhe zjarre janë raportuar në disa rajone të Rusisë pas një vale sulmesh me dronë ukrainas, teksa presidenti amerikan,...

Lexo më shumë

Shembull i sigurisë rrugore/ Asnjë vdekje nga aksidentet gjatë 2024 në Helsinki

Shembull i sigurisë rrugore/ Asnjë vdekje nga aksidentet gjatë 2024 në Helsinki
2 Gusht, 2025

Ndërkohë që vdekjet nga aksidentet rrugore në BE ranë me 3 për qind në vitin 2024, Helsinki shënoi një arritje...

Lexo më shumë

Aksident në Levan-Tepelenë/ Makina përplaset me motorin, një i plagosur

Aksident në Levan-Tepelenë/ Makina përplaset me motorin, një i plagosur
2 Gusht, 2025

Një aksident është regjistruar sot në autostradën Levan – Tepelenë, në vendin e quajtur Kafaraj. Automjeti është përplasur me një...

Lexo më shumë

Europa: Përkujtim i gjenocidit ndaj sintive dhe romëve

Europa: Përkujtim i gjenocidit ndaj sintive dhe romëve
2 Gusht, 2025

Rreth 500.000 sinti dhe romë u vrarë gjatë sundimit nazist. Në ditën përkujtimore europiane, ministri gjerman i shtetit për Kulturën...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com