Italia ka regjistuar 2,646 raste të reja me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit duke konfirmuar kështu trendin zbritës të pandemisë.
Numri i të shëruarve në vend vijon të rritet me hapa të shpejtë ndërsa në terapi intensive janë vetëm 2,267 pacientë rreth 2% e rasteve aktive.
Numri i viktimave u rrit me 464 persona duke e çuar totalin në 25,549.
Në Itali janë regjistruar 189,973 raste me koronavirus prej të cilave 106,848 janë aktive ndërsa 57,576 janë shëruar. /Opinion.al