Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Çfarë paralajmëroi Kurti pas mbledhjes së presidentit Thaçi me partitë

2020/04/22 at 9:15 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Çfarë paralajmëroi Kurti pas mbledhjes së presidentit Thaçi me partitë

Kryeministri në detyrë i Republikës se Kosovës, Albin Kurti tha se takimi i presidentit të Kosovës më liderët e partive politike, është në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje akuzoi presidentin Thaçi se ishte përpjekur të rrëzonte qeverinë dhe mbledhjen e sotme e cilësoi si shprehje të frikës nga vullneti i qytetarëve

“Duke u munduar të na rrëzojë neve ai po e rrëzon vetën pakthyeshëm. Një klub i stërvjetëruar politikisht sot u deklaruan se nuk janë për zgjedhje nga frika për t’u përballë me vullnetin qytetarë”, tha Kurti në një konferencë për mediat.

Ai paralajmëroi se do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese lidhur me dekretin që mund të nxjerrë presidenti Thaçi për formimin e një qeverie të re.

“Vullnetin e shprehur me votë nga qytetarët po përpiqet që ta mbyll (v.j. presidenti Thaçi) me një dekret anti-kushtetues, ku do të përjashtojë partinë e parë fituese të zgjedhjeve. Nga roli unifikues dhe kompetencat që ja parashtron Kushtetuta, presidenti sot doli në ilegalitet. Andaj formalizmi i deklarimeve të sotme do të përfundojë në Gjykatën Kushtetuese pa dyshim”, tha Kurti.

Komentet e Kurtit vijnë pas takimit që Presidneti i Kosovës Hashim Thaçi ka zhvilluar me liderët e partive politike, përshirë këtu edhe përfaqësuesen e Lëvizjes Vetëvendosje, në përpjekje të gjetjes së zgjidhjes për formimin e Qeverisë së re të Kosovës.

Mbi bazën deklarimeve të përfaqësuesve të partive politike, Thaçi tha se do t’ia japë mandatin për forimin e qeverisë partisë që garanton shumicën në Kuvend. Kështu që në ditët e ardhshme, ka thënë ai, Kosova do të ketë Qeveri te re dhe nuk do të ketë zgjedhje të reja.

Kurti th se Lëvizja Vetëvendosje është që të mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme me të përfunduar situata me pandeminë.

“Për Qeveri të re kemi theksuar se duhet të mbahen zgjedhjet e reja porsa të përfundojë pandemia, veprimet tjera janë devijime – janë tejkalim i kompetencave të Presidentit”.

Kryeministri në detyrë deklaroi se rezultati i dalë në zgjedhjet e 6 tetorit të 2019 është i pakthyeshëm.

“Më 6 tetor ka ndodhur ndryshimi i madh. Ka dalë zogu nga lëvozhga dhe nuk kthehet dot më. Presidenti po do ta kapë trenin e fundit por i ka ikur dhe s’ka më trena për Presidentin”, tha ai.

Në konferencë Kurti pohoi se orvatjet antikushtetuese nga ana e Presidentit Hashim Thaçi vetëm sa e rrezikojnë rendin republikan dhe shtetin demokratik. /Opinion.al

Ju sugjerojmë

Çfarë shkaktoi reagime të shumta për incidentin në Mitrovicën e Veriut
Rajoni

Çfarë shkaktoi reagime të shumta për incidentin në Mitrovicën e Veriut

24 Maj, 2025 4:06 pm
Hakerët rusë shënjestrojnë kamerat e sigurisë në Rumani. Ja arsyeja
Bota

Hakerët rusë shënjestrojnë kamerat e sigurisë në Rumani. Ja arsyeja

24 Maj, 2025 4:01 pm
SPAK “troket” tek KQZ, nis hetimet për tenderin e pajisjeve elektronike
Aktualitet

Zgjedhjet/ KQZ miraton rezultatet për qarqet Tiranë, Durrës dhe Elbasan

24 Maj, 2025 3:37 pm
Presidenti Begaj në SHBA: Ftojmë investitorët amerikanë në turizëm e infrastrukturë
Aktualitet

Presidenti Begaj në SHBA: Ftojmë investitorët amerikanë në turizëm e infrastrukturë

24 Maj, 2025 3:27 pm
Trump kërcënon me tarifa 50 %, BE kërkon “respekt”
Bota

Trump kërcënon me tarifa 50 %, BE kërkon “respekt”

24 Maj, 2025 2:54 pm
18 të plagosur nga sulmi në Hamburg/ 6 persona në rrezik për jetën
Bota

18 të plagosur nga sulmi në Hamburg/ 6 persona në rrezik për jetën

24 Maj, 2025 2:32 pm
Të dielën nis stërvitja “Defender Europe 25”
Aktualitet

Të dielën nis stërvitja “Defender Europe 25”

24 Maj, 2025 2:12 pm
Stuhi e fuqishme në Serbi/ Beogradi përmbytet nga reshjet e dendura dhe breshëri
Rajoni

Stuhi e fuqishme në Serbi/ Beogradi përmbytet nga reshjet e dendura dhe breshëri

24 Maj, 2025 2:02 pm
Akuzat për kanabis/ Vis Pupa: Situata, pjesë e një procesi ligjor në zhvillim
Aktualitet

Akuzat për kanabis/ Vis Pupa: Situata, pjesë e një procesi ligjor në zhvillim

24 Maj, 2025 1:55 pm
‘Nën patronazhin e kartelit’/Berisha: Deputeti i PS, projektuar për ministër të..
Aktualitet

‘Nën patronazhin e kartelit’/Berisha: Deputeti i PS, projektuar për ministër të..

24 Maj, 2025 1:45 pm
Para
Koronavirusi ka shkaktuar viktima në SHBA shumë më herët nga sa mendohej

Koronavirusi ka shkaktuar viktima në SHBA shumë më herët nga sa mendohej

Opinion/ Shpërthimi i Ilir Metës!

Ndiqni live emisionin Opinion

Maqedonia e Veriut e bën të detyrueshme mbajtjen e maskës

Maqedonia e Veriut e bën të detyrueshme mbajtjen e maskës

TE FUNDIT

Çfarë shkaktoi reagime të shumta për incidentin në Mitrovicën e Veriut

Çfarë shkaktoi reagime të shumta për incidentin në Mitrovicën e Veriut
24 Maj, 2025

Një incident në Mitrovicën e Veriut më 23 maj, ndaj të cilit reagoi një pjesëtar i Policisë së Kosovës që...

Lexo më shumë

Hakerët rusë shënjestrojnë kamerat e sigurisë në Rumani. Ja arsyeja

Hakerët rusë shënjestrojnë kamerat e sigurisë në Rumani. Ja arsyeja
24 Maj, 2025

Shërbimi ushtarak rus i inteligjencës (GRU) ka shënjestruar mijëra kamera të mbikëqyrjes nëpër Rumani dhe shtete të tjera anëtare të...

Lexo më shumë

Zgjedhjet/ KQZ miraton rezultatet për qarqet Tiranë, Durrës dhe Elbasan

SPAK “troket” tek KQZ, nis hetimet për tenderin e pajisjeve elektronike
24 Maj, 2025

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve miratoi sot tabelat përmbledhëse të rezultateve për subjektet zgjedhore dhe kandidatët për deputetë, edhe për tre...

Lexo më shumë

Presidenti Begaj në SHBA: Ftojmë investitorët amerikanë në turizëm e infrastrukturë

Presidenti Begaj në SHBA: Ftojmë investitorët amerikanë në turizëm e infrastrukturë
24 Maj, 2025

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, u takua në Dayton, Ohio, me Zëvendëssekretarin e Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com