Italia ka regjstruar më shumë raste me COVID-19 në 24 orët e fundit por numri i vikitmave vijon të ulet.
Nga të dhënat e publikuara ditën e sotme nga autoritetet e emergjecave civile, raportohet për 3,370 raste të reja dhe 437 viktima gjatë 24 orëve të fundit.
Këto të dhëna konfirmojnë sërish rënien e kurbës së pandemisë në Itali megjithëse ritmi është ngadalësuar lehtë.
Gjithësej janë 187,327 raste me koroanvirus në Itali nga të cilat 25,085 kanë humbur jetën dhe 54,543 janë shëruar. Numri i rasteve ende aktive është 107,699, 10 më pak se ditën e djeshme. /Opinion.al