Ditën e sotme ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, në një deklaratë për mediat bëri të ditur se do të jenë 4 faza për lehtësimin gradual të masave.
Ajo ka sqaruar se me hapjen graduale, bizneset kanë detyrim ligjor dhe moral për zbatimin strikt të masave, ndryshe do të ndëshkohen administrativisht dhe penalisht.
Manastiliu ka bërë me dije se janë 100 vatra aktive në Shqipëri me COVID-19, e ndërsa tha se masat lehtësuese do të vendosen në një afat kohor prej 2 javësh mbi bazën e tre kritereve kryesore që janë numri i rasteve të reja, numri i të shtruarve në spital dhe rasteve në terapi intesive.
“Kemi më shumë se 100 vatra aktive. Numri i të shtruarve në spital i qëndrueshëm. Komiteti Terknik ka hartuar planin tranzitor të lehtësimit të masave, në të dhënat e sotme, dhe prekjes në të gjitha qarqet.
Ka disa kritere:
1- Epidemiologjik
2- Kapacitete spitalore
3- Burimet e kontrollit
Paketa e masave të lehtësimit përcakton disa parime bazë. Hapja do jetë graduale, minimum 2 javor për lehtësimin e masave. Nga faza 1 në 2 do të mësohet për rastet ditore, numrin e qytetarëve dhe rastet që trajtohen në terapi intensive. Fillimisht hapen aktivitetet me më shumë efekt ekonomik dhe më pak tek virusi. Do hapen me protokolle strikte. Flasim për tre risqe, të ulët, të mesëm, të lartë. Paralelisht përhapja e aktiviteteve do të shoqërohet me lëvizjen të paktën 2 muaj nga momenti i hapjes. Me lehtësimin e kujdesshëm të masave po rrisim dhe kapacitetet spitalore. Lehtësimi përfshin 4 faza. Sipas OBSH. Po ngrihet dhe Task- Forca ndërinsticuionale. Në këtë luftë kërkohet bashkëpunim me biznesin që kanë përgjegjësi morale dhe ligjore. çdo biznes duhet të zbatojë me përpikmëri masat e kushteve, higjienën, distancimin fizik. çdo biznes duhet të marrë protokollin përkatës.”– tha Manastirliu./ Opinion.al