Gjatë 24 orëve të fundit, 11 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve nga COVID-19 në Shqipëri duke e çuar numrin total në 356.
Ministria sqaron se aktualisht në vendin tonë janë 251 persona të infektuar aktivë dhe numri i të shëruarve është më i lartë, tendencë kjo që tashmë vazhdon pa luhatje prej më shumë se një jave.
Zëvendës Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Mira Rakacolli shtoi gjithashtu se Berati, Lezha, Mirdita, Rrogozhina dhe Tropoja janë zona ku të gjithë të prekurit deri tani, janë aktualisht të shëruar.
Nga ana tjetër, 25 raste të reja me koronavirus u konfirmuan në 24 orët e fundit, duke e cuar numrin total të të prekurve në 634./Opinion.al