Presidenti Hashim Thaçi është rikthyer mesditën e së martës në Klinikën e Urologjike të Qendrës Klinike Universitare për të vazhduar terapinë e rekomanduar nga mjekët për problemet në veshka.
Zyra e Presidencës së Kosovës ka njoftuar se gjendja shëndetësore e presidentit Hashim Thaçi është e qëndrueshme dhe në monitorim të vazhdueshëm
“Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka vazhduar trajtimin nga personeli i Klinikës Urologjike të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës. Presidenti Thaçi po vazhdon t’i përmbahet terapisë së rekomanduar dhe është në gjendje stabile shëndetësore”, thuhet në njoftimin e Presidencës./Opinion.al