Niveli i lartë i ndotjes mund të shtojë rrezikun e vdekjes nga pandemia e koronavirusit.
Ky është përfundimi në të cilin arrijnë dy studime të zhvilluara së fundmi, të cilat sugjerojnë se atje ku ajri është më i ndotur, Covid-19 ka rezultuar më agresiv.
Studiuesit e Universitetit të Harvardit në SHBA pretendojnë se vdekshmëria është rritur me 15 për qind në zonat që kanë pasur shtim të smogut në vitet e para pandemisë.
Studimi tjetër është kryer nga universiteti i Sienës në Itali dhe ai i Arhus në Danimarkë. Në to pretendohet se në rajonin e Lombardisë vdekshmëria nga Covdi 19 është 12 përqind, ndërsa në pjesën tjetër të Italisë vetëm 4 për qind.
Për këtë, sipas shkencëtarëve ka kontribuar niveli më i lartë i ndotjes në veri të Italisë, megjithatë ata shtojnë se duhet marrë në konsideratë edhe mosha e popullisë dhe faktorë të tjerë risku./Opinion.al