Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Një testim blihet nga qeveria 4 herë më shtrenjtë se çmimi i tregut”

2020/04/21 at 11:57 AM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
“Një testim blihet nga qeveria 4 herë më shtrenjtë se çmimi i tregut”

BERLIN, GERMANY - MARCH 05: Symbol photo of the coronavirus crisis. Diagnosis. COVID-19, SARS-CoV-2 on March 05, 2020 in Berlin, Germany. Health authorities around the world are concerned about the novel coronavirus. More and more countries are reporting diseases and new infections. (Photo by Thomas Trutschel/Photothek via Getty Images)

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, në një dalje për mediat është shprehur se pas blerjes së maskave me dyfishin e çmimit të tregut, qeveria ka blerë kite për testimin e  qytetarëve me 4 fishin e çmimit të tregut.

Alibeaj thotë se këto blerje janë bërë me kontratë sekrete nga ana e qeverisë. Sipas tij, kitet për testimin e një personi vijnë në Shqipëri me çmimin e tregut 21 mijë lekë të vjetra, ndërsa Qeveria vetëm pak orë më vonë, i blen ato me 85 mijë lekë të vjetra.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, ENKELEJD ALIBEAJ

Dy ditë më parë, ne denoncuam një nga aferat më të mëdha të qeverisë në kohën e pandemisë. Mbi 200 mijë maska dhe mjete të tjera mbrojtëse janë blerë nga qeveria me dy apo trefishin e çmimit që qytetarët mund ta blejnë në farmaci. Nga qeveria nuk ka akoma asnjë shpjegim për këtë vjedhje monstruoze. Nuk ka shpjegim pse bleu një maskë 8 mijë lekë, kur secili prej nesh mund ta blejë me 4 mijë lekë. Deri tani, nga qeveria nuk ka transparencë. Ka vetëm një vendim, i cili klasifikon ketë vjedhje si sekret qeveritar. Duke i shpallur sekret, qeveria nuk i lejon shqiptarët të dinë sa dhe si janë blerë mjetet mbrojtëse spitalore. Nuk lejon që qytetarët të shohin vetë sesi ka abuzuar qeveria në këtë kohë kritike për të gjithë. Pas blerjes së maskave me dyfishin e çmimit të tregut, qeveria ka blerë kite për testimin e  qytetarëve me 4 fishin e çmimit të tregut.  Edhe kjo me kontratë të shpallur sekrete. Të dhënat e siguruara faktojnë se kitet për testimin e një personi vijnë në Shqipëri me çmimin e tregut 21 mijë lekë të vjetra, ndërsa Qeveria vetëm pak orë më vonë, i blen ato me 85 mijë lekë të vjetra. Po, po, 4 fish më shtrenjtë! Nga 21 mijë lekë që e kanë çmimin maksimal në treg, qeveria blen 85 mijë lekë një kit testimi. Pra, tenderi sekret është përdorur për të blerë këto pajisje mjekësore me çmim 4 herë më të lartë. Të blesh 4 herë më shtrenjtë një testim, do të thotë 4 persona më pak të testuar. Ky është krim! Dhe kur krimin përpiqesh ta fshehësh me kontrata sekrete apo me mungesë transparence, ai bëhet edhe më i rëndë, sepse provon që është bërë me vetëdije për të vjedhur. Abuzime kaq të mëdha me taksat e shqiptarëve provojnë edhe një herë se Edi Rama ka para në buxhet, por këto para i ka për t’i vjedhur, i ka për t’i ndarë me klientët e tij të preferuar. Në vend që të sulmojë opozitën, Edi Rama duhet urgjentisht të bëjë 2 gjëra për të zhbërë vjedhjen.

  1. Të publikojë kontratat sekrete dhe
  2. T’i anullojë çmimet e tyre skandaloze!

Shqiptarët nuk kanë pse të paguajnë një testim me 4fishin e çmimit të tregut. Edi Rama e ka për detyrë t’u kthejë shqiptarëve paratë që po u vidhen.  Me këto para të vjedhura, mund të blihen shumë më shumë kite për të testuar qytetarët që dalja nga kriza mund të bëhet më e lehtë dhe më e shpejtë!/ Opinion.al

Ju sugjerojmë

Orban ndaloi tubimet/Mijëra persona marrin pjesë në Paradën e Krenarisë në Hungari
Bota

Orban ndaloi tubimet/Mijëra persona marrin pjesë në Paradën e Krenarisë në Hungari

28 Qershor, 2025 3:15 pm
Murtaja e bagëtive, Bashkia e Shkodrës nis takime informuese me fermerët
Aktualitet

Murtaja e bagëtive, Bashkia e Shkodrës nis takime informuese me fermerët

28 Qershor, 2025 2:54 pm
Raportohet për të paktën 44 të vrarë në Gazë
Bota

Të paktën 34 persona të vrarë në Gazë teksa rriten shpresat për armëpushim

28 Qershor, 2025 2:44 pm
Nga zjarrvënia e qëllimshme tek makinat…shkaktarët kryesorë të zjarreve në Shqipëri
Aktualitet

Nga zjarrvënia e qëllimshme tek makinat…shkaktarët kryesorë të zjarreve në Shqipëri

28 Qershor, 2025 2:21 pm
Incidente të vogla gjatë festimit të Vidovdanit në Gazimestan
Rajoni

Incidente të vogla gjatë festimit të Vidovdanit në Gazimestan

28 Qershor, 2025 2:13 pm
Të shtëna me armë zjarri në parkimin e një lokali në Thumanë
Aktualitet

Nuk iu bind urdhrit për të ndaluar dhe tentoi t’i përplasë, policia qëllon drejt…

28 Qershor, 2025 1:54 pm
“Detektivi” i maskuar si shpërndarës picash,Erion Alibej tregon vrasjen e kushëririt
Aktualitet

Megaoperacioni “Ura”, SPAK sekuestron 21 pasuri me vlerë 12 milionë euro

28 Qershor, 2025 1:44 pm
Aktualitet

Proda në terren për masat e sezonit turistik 2025: Siguria është pasaporta jonë

28 Qershor, 2025 1:28 pm
Auto-Skicë
Aktualitet

Balluku në Forumin Global të Transportit në Turqi: Shqipëria, progres të rëndësishëm

28 Qershor, 2025 12:53 pm
Nafta në lumin Vjosa/Albpetrol: Mbetje të prodhuara nga aktiviteti 60-vjeçar…
Aktualitet

Nafta në lumin Vjosa/Albpetrol: Mbetje të prodhuara nga aktiviteti 60-vjeçar…

28 Qershor, 2025 12:26 pm
Para
Kim Jong Un në rrezik për jetën? Iu nënshtrua një operacioni në zemër

Kim Jong Un në rrezik për jetën? Iu nënshtrua një operacioni në zemër

Gaz lotsjellës dhe zjarr, qytetarët në Francë protestë kundër karantinës

Gaz lotsjellës dhe zjarr, qytetarët në Francë protestë kundër karantinës

Ndërtuesit shqiptarë i dhurojnë 7 mijë maska komunës italiane

Ndërtuesit shqiptarë i dhurojnë 7 mijë maska komunës italiane

TE FUNDIT

Orban ndaloi tubimet/Mijëra persona marrin pjesë në Paradën e Krenarisë në Hungari

Orban ndaloi tubimet/Mijëra persona marrin pjesë në Paradën e Krenarisë në Hungari
28 Qershor, 2025

Mijëra persona pritet të sfidojnë një ndalesë qeveritare të shtunën, duke marrë pjesë në Paradën e Krenarisë në kryeqytetin e...

Lexo më shumë

Murtaja e bagëtive, Bashkia e Shkodrës nis takime informuese me fermerët

Murtaja e bagëtive, Bashkia e Shkodrës nis takime informuese me fermerët
28 Qershor, 2025

Bashkia e Shkodrës, me mbështetjen e Ministrisë së Bujqësisë ka nisur një seri takimesh informuese me fermerët në të gjitha...

Lexo më shumë

Të paktën 34 persona të vrarë në Gazë teksa rriten shpresat për armëpushim

Raportohet për të paktën 44 të vrarë në Gazë
28 Qershor, 2025

Të paktën 34 persona janë vrarë në Gazë si pasojë e sulmeve izraelite, kanë bërë të ditur autoritetet shëndetësore të...

Lexo më shumë

Nga zjarrvënia e qëllimshme tek makinat…shkaktarët kryesorë të zjarreve në Shqipëri

Nga zjarrvënia e qëllimshme tek makinat…shkaktarët kryesorë të zjarreve në Shqipëri
28 Qershor, 2025

Drejtori i Shërbimit Zjarrfikës, Shkëlqim Goxhaj, në një intervistë në emisionin “Aldo Morning Show” në Tv Klan, njoftoi se “stina...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com