Një 63-vjeçar është arrestuar nga Policia e Vlorës, pasi akuzohet për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike. Policia njofton se i arrestuari është identifikuar me inicialet F.M. banues në Panaja të Vlorës.
Gjatë kontrollit në lokalin e këtij shtetasi në fshatin Panaja, u gjet një sasi lënde narkotike prej 11 kg e 500 gr. cannabis sativa, si dhe një armë gjahu (teke) pa lejen e organeve kompetente, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provave materiale.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Vlorës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”./ Opinion.al