Një ngjarje e pakëndshme ka ndodhur në Spanjë. Dy efektivë të policisë kanë dhunuar një të ri me ngjyrë pasi kishte shkelur masat kundër përhapjes së koronavirusit.
Pas ngjarjes, dy policët spanjollë në Girona janë pezulluar nga detyra. Në një video shihen dy efektivët që godasin një djalë të ri me ngjyrë, ndërkohë që familjarët e tij përpiqen që të ndërhyjnë.
Ndërkohë, sindikatat mbrojnë policët duke thënë se pamjet janë të nxjerra nga konteksti dhe se djali kishte një urdhër-arresti për një tjetër akuzë./ Opinion.al
https://youtu.be/ox9aAwX7iEE