Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ditën e dasmës humbi njeriun e dashur, rrëfimi tek “E diela shqiptare”

2020/04/19 at 7:40 PM
në -Jetë dhe Stil, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Ditën e dasmës humbi njeriun e dashur, rrëfimi tek “E diela shqiptare”

 


Rubrika  “Ka një mesazh për ty” në Tv Klan solli ditën e sotme historinë e vështirë dhe tepër të dhimbshme të Xhulias, e cila rrëfeu se si dita e saj më e bukur u kthye në ditën më të trishtuar, për të dhe familjen e saj.

Xhulia rrëfeu se ditën kur krushqit do të shkonin në shtëpinë e saj për ta marrë, gjyshi i saj ndërroi jetë.

Ishte situatë e vështirë  për gjithë familjen, por nuk mund ta shtynin dot dasmën dhe me dhimbje të madhe dhe me shumë lot, Xhulia u largua nga shtëpia, e veshur nuse, edhe me orkestër.

Ardit Gjebrea: Xhulia si ka mundësi që të ndodhi ajo gjë në martesë?

Xhulia: Atë gjë mos e provoftë, as hasmi i themi ne mos e provoftë atë gjë. Është shumë gjë e rëndë për atë që e përjeton.

Ardit Gjebrea: Hajde t’jua tregojmë edhe spektatorëve!

Xhulia: Ishte data 12 Gusht, si dasmë e parë ishte një lokal aty në zonë, babi kishte merakun që të dilte çdo gjë përfekte, donte të bënte dasmën që mos flasin njerëzit mbrapa. Mbi 250 vetë në dasëm, se ishte dasëm e parë. Dasma shkoi mirë. Gjyshi atë ditë nuk erdhi, se tha po rri në shtëpi unë, tha vazhdoi ju, se nuk janë dasmat për mua.

Ardit Gjebrea: Gjyshi nga ana e mamit apo babit?

Xhulia: Nga ana e babit!

Ardit Gjebrea: Pra vetëm gjyshi mungoi atë ditë në dasmë.

Xhulia: Po ndërkohë që ne po vazhdonim dasmën, çdo gjë shkoi mirë. Por unë e ndjeja thellë në zemër se rrija duke qarë, sa shikoj babin unë direkt lotët. Dhe të gjithë vinin më thoshin në vesh, mos qaj se le nam se do dalësh në kamerë keq, do e kesh kujtim për gjithë jetën. Por ishte më e fortë se unë, vetëm qaja se më kujtohej që më thoshte babi, që ditën që do martohesh ti më vër këmbën tek fyti, më mbyt pastaj martohu se unë nuk jetoj dot pa ty, ti je pjesë e imja, si do bëj unë pa ty kur të më ikësh ti. Qaj mami, qaj babi. Mbaroj dasma nga ora 7.

Ardit Gjebrea: Dhe të nesërmen do vinin krushqit të të merrnin?

Xhulia: Po në orën 9 do vinin krushqit. Atë natë erdhi ky kushëriri i babit, hëngrëm darkë, gjyshi ishte nga krahu tjetër tek dhoma e vet, me gjithë gjyshen. Vjen gjyshja dhe tha e di çfarë po më tregonte gjyshi, çfarë ka bërë sot. I thamë ne çfarë ka bërë, jo tha më mirë hajde t’jua tregojë vetë. Vemë ne tek dhoma e gjyshit, ai ishte mirë. E di sot kam shkuar tek pleqtë tek çuni i xhaxhait të vet, që s’kishin marrë pjesë në dasëm se ishin të vjetër. I kam shpërndarë karamele tha, është sikur ju ftova në dasëm, se unë s’do jem më nesër. I thotë gjyshi, domethënë e kishte ndjerë vdekjen. I thamë ne pse ja ke thenë këtë gjë? Epo unë s’do jem nesër do vdes tha gjyshi. Në thamë do ketë kaluar atë vështirësinë e dasmës.

Ardit Gjebrea: Pastaj ju shkuat të flini?

Xhulia: Po kur tek dhoma e gjyshit ulërt gjyshja dhe thotë shpejt se po vdes. Aty babi ulëriti aq shumë, sa e kishin dëgjuar edhe komshinjtë.

Ardit Gjebrea: Ti ndërkohë të nesërmen do dilje nuse nga shtëpia?

Xhulia: Po në orën 5 do shkoja tek parukierja që do bëhesha nuse.

Ardit Gjebrea: Çfarë ndodhi?

Xhulia: Babi nuk po kuptonte asgjë çfarë të bënte. Ishte moment që kurrë mos e përjetojë asnjë njeri në botë atë lloj momenti.

Ardit Gjebrea: Por pavarësisht vështirësisë, u vendos që dasma të vazhdonte.

Xhulia: U futa nuse, ndërkohë që njerëzit të gjithë po qanin. Ndërkohë që babi me mamin ishin të rraskaptur.

Ardit Gjebrea: Ti kthehesh në shtëpi e veshur nuse, ndërkohë në dhomën tjetër qanin gjyshin që ishte aty?

Xhulia: Po!

Ardit Gjebrea: Pra në një dhomë një nuse që do vinin me orkestër ta merrnin dhe në dhomën tjetër gjyshi që nuk jetonte më?

Xhulia: Po e mbyllen me çelës dhomën tek gjyshi dhe unë iu futa tek dhoma e pritjes, ndërkohë që erdhën krushqit me orkestër.

Ardit Gjebrea: Ti çfarë ndjeje vetë?

Xhulia: Unë vetë qaja, s’kuptoja më asgjë, i thosha babit nuk mundem, Babi thoshte bëhu e fortë për mua. /tvklan.al

Etiketa: dita e dasmese diela shqiptare


Ju sugjerojmë

Tregtonte ilaçe të kontrabanduara, arrestohet administratori i farmacisë
Aktualitet

Tregtonte ilaçe të kontrabanduara, arrestohet administratori i farmacisë

21 Gusht, 2025 10:40 am
Paraqitet në SPAK Arbër Veliaj
Aktualitet

Paraqitet në SPAK Arbër Veliaj

21 Gusht, 2025 10:33 am
Gjermania dhe problemi i saj me “vendet e sigurta”
Bota

Gjermania dhe problemi i saj me “vendet e sigurta”

21 Gusht, 2025 10:09 am
Plagosja e 28-vjeçarit në Hamallaj/Arrestohen dy persona, në kërkim dy të tjerë
Aktualitet

Plagosja e 28-vjeçarit në Hamallaj/Arrestohen dy persona, në kërkim dy të tjerë

21 Gusht, 2025 9:56 am
Morinë, trafikanti hedh çantën me 21 kg marijuanë dhe arratiset drejt malit
Rajoni

Morinë, trafikanti hedh çantën me 21 kg marijuanë dhe arratiset drejt malit

21 Gusht, 2025 9:44 am
Rama: Lëpusha e Kelmendit në Malësinë e Madhe, mrekulli e Alpeve Shqiptare
Aktualitet

Rama: Lëpusha e Kelmendit në Malësinë e Madhe, mrekulli e Alpeve Shqiptare

21 Gusht, 2025 9:31 am
Raporti i OKB, thellohet “hendeku” mes të pasurve dhe të varfërve në Shqipëri
Aktualitet

Raporti i OKB, thellohet “hendeku” mes të pasurve dhe të varfërve në Shqipëri

21 Gusht, 2025 9:14 am
Pse Donbasi është kaq i rëndësishëm për Putinin?
Bota

Pse Donbasi është kaq i rëndësishëm për Putinin?

21 Gusht, 2025 8:57 am
Garancitë për Ukrainën, një sfidë gjigante për vendet e BE-së
Bota

Garancitë për Ukrainën, një sfidë gjigante për vendet e BE-së

21 Gusht, 2025 8:45 am
Kthehet në banesë ish-zv/drejtori i AKSHI-t
Aktualitet

Kthehet në banesë ish-zv/drejtori i AKSHI-t

21 Gusht, 2025 8:39 am
Para
Rregulla të reja në Ligën e Kampionëve duke filluar nga 2024

Kthimi ndeshjeve në stadiume, UEFA parashikon muajin gusht

Video/Rama tregon procedurën e lejes për bizneset që hapen të hënën

Video/Rama tregon procedurën e lejes për bizneset që hapen të hënën

Koronavirusi në Itali, Conte: Të ndalohen aktivitetet joprodhuese

Conte: Italinë e lanë vetëm, BE ka nevojë për të gjithë potencialin e saj
















TE FUNDIT

Tregtonte ilaçe të kontrabanduara, arrestohet administratori i farmacisë

Tregtonte ilaçe të kontrabanduara, arrestohet administratori i farmacisë
21 Gusht, 2025

Policia e Tiranës ka vënë në pranga administratorin e një farmacie, pasi tregtonte medikamente mjekësore të dyshuara të kontrabanduara. Po...

Lexo më shumë

Paraqitet në SPAK Arbër Veliaj

Paraqitet në SPAK Arbër Veliaj
21 Gusht, 2025

Vëllai i kryebashkiakut të Tiranës, Arbër Veliaj, është paraqitur këtë të enjte, në ambientet e SPAK. Sipas Klan News, mësohet...

Lexo më shumë

Gjermania dhe problemi i saj me “vendet e sigurta”

Gjermania dhe problemi i saj me “vendet e sigurta”
21 Gusht, 2025

Vendimi i Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut mund të ketë pasoja për politikën gjermane të migracionit. Kjo vlen...

Lexo më shumë

Plagosja e 28-vjeçarit në Hamallaj/Arrestohen dy persona, në kërkim dy të tjerë

Plagosja e 28-vjeçarit në Hamallaj/Arrestohen dy persona, në kërkim dy të tjerë
21 Gusht, 2025

Policia e Durrësit ka zbardhur dinamikën e ngjarjes së ndodhur në Hamallaj, ku mbeti i plagosur me armë zjarri një...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com