410 persona kanë humbur jetën nga COVID-19 në 24 orët e fundit në Spanjë, ndërsa janë regjistruar 1.528 raste të reja. Edhe pse numri i i vdekjeve është ende i lartë, duke se Spanja e ka kaluar pikun e pandemisë.
Aktualisht në këtë shtet janë 195.944 persona të infektuar. Ministri i Shëndetësisë i Spanjës, Salvador Illa, tha se të dhënat e fundit konfirmojnë se Spanja ka kapërcyer pjesën më të vështirë të krizës.
“Ne kemi arritur kulmin dhe qëllimi këtë javë është të arrijmë në fazën tjetër”, tha ai.
Testimi do të luajë një rol të madh në kontrollimin e sëmundjes dhe qeveria së shpejti do të fillojë një studim epidemiologjik, duke marrë mostra nga 62.400 njerëz në të gjithë vendin, në përpjekje për të përcaktuar shtrirjen e infeksionit.
Aktualisht, vetëm punëtorët e angazhuar në nevojat thelbësorë dhe njerëzit me simptoma të rënda që duhet të shtrohen në spital mund të bëjnë testim.
Qeveria gjithashtu vendosi që të gjitha laboratorët privatë tani do të jenë në dispozicion të qeverive të ndryshme rajonale të vendit për të kryer testimin e COVID-19./ Opinion.al