Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Pse po e sulmon Trumpi, OBSH-në?

2020/04/18 at 1:44 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Trump nuk ka frikë, “refuzon” testet për koronavirus

Donald Trump ka ngrirë fondet amerikane për Organizatën Botërore të Shëndetsisë, si një përgjigje e drejtpërdrejtë ndaj atij që sipas tij ishte reagim i avashtë i OBSH-së, për ngritjen e alarmit mbi kërcënimin global nga koronavirusi dhe të qenurit tepër “të orientuar nga Kina” në reagimin e saj.


Por financimi i organizatës ishte në vëmendjen e tij që në 7 shkurt, kur administrata e Trump po sugjeronte uljen e kontributit të SHBA-së, që është rreth 400 milion dollarë në vit.

Pretendimi nga Trump dhe përkrahësit e tij se OBSH ishte e ngadaltë në paralajmërimin e rrezikut të transmetimit nga njeriu te njeriu dhe se ajo nuk arriti të ekzaminojë transparencën kineze në fillim, nuk është provuar ende me prova konkrete.

Udhëzimi teknik i OBSH-së i lëshuar në fillim të janarit ishte paralajmërues i rrezikut të transmetimit nga njeriu tek njeriu dhe organizata shpalli koronavirusin një emergjencë shëndetësore publike me shqetësim ndërkombëtar, një ditë përpara se Trump të njoftonte ndalimin e pjesshëm të fluturimeve nga Kina.

Gjiganti mediatik, “BBC” shkruan se duket se Trump po ndjek taktikën e njohur: të gjejmë të tjerë për të fajsuar në mes të shpërthimit të koronavirusit dhe për të hequr vëmendjen nga menaxhimi që po i bën krizës. Ai e filloi duke e quajtur “virusi kinez”, duke fajësuar administratën e mëparshme të Obamës dhe duke sulmuar guvernatorët e shteteve.

Sa ndikim do të kenë shkurtimet e fondeve amerikane?

Ndërsa pezullimi i financimit nga SHBA për 60-90 ditë është relativisht i vogël, pasojat potenciale nga një tërheqje e përgjithshme e SHBA-së nga fondet globale të shëndetit do të jenë shumë serioze, dhe do të ndjehen më thellësisht në vendet që kanë nevojë për më shumë mbështetje.

Edhe para njoftimit të Trump, organizata po shikonte shkurtime të mundshme për programimin tashmë të nën-financuar. Ndikime të tilla mund të ndjehen në programet tashmë të komplikuara nga koronavirusi, të tilla si vaksinimi për sëmundjet ngjitëse dhe ndërtimi i sistemeve të paralajmërimit të viruseve.

Devi Sridhar, kryetarja e shëndetit publik global në Universitetin e Edinburgh, e quajti vendimin e Trump jashtëzakonisht problematik, duke përmendur se OBSH ishte duke udhëhequr përpjekjet për të ndihmuar vendet në zhvillim për të luftuar përhapjen e Covid-19.

“Kjo është agjensia që po kujdeset për vendet e tjera dhe po bën përpjekje për të ndaluar pandeminë. Tani është koha kur ata kanë nevojë për më shumë fonde, jo më pak”, tha ajo.

Çfarë ndikimesh të tjera do të ketë vendimi?

Sulmi i Trumpit mbi besueshmërinë e të dhënave të OBSH-së dhe sistemeve të paralajmërimit, në ndjekjen e planit të tij kundër Kinës, kërcënon rolin e Amerikës si “udhëheqëse”. Ndërsa diplomacia globale e shëndetit është një veprim balancues kur kemi të bëjmë me vende si Kina, të cilat kanë një rekord të dobët për lirinë e fjalës, transparencës dhe të drejtat e njeriut, informacioni i ofruar nga zyrtarët shëndetësorë të OBSH-së është krijuar për të qenë i dobishëm shkencërisht dhe klinikisht, për të vëndosur nën kontroll përhapjen e sëmundjes./Opinion.al

Etiketa: obshsulmtrump


Ju sugjerojmë

Aksident në Orikum, humb jetën një person
Kronikë

Sherr për vend parkimi në Ksamil, disa të plagosur

6 Qershor, 2025 11:40 pm
Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump
Bota

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump

6 Qershor, 2025 10:41 pm
Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza
Bota

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza

6 Qershor, 2025 10:11 pm
Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë
Aktualitet

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë

6 Qershor, 2025 10:05 pm
DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve
Bota

DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve

6 Qershor, 2025 9:42 pm
Mjeku norvegjez dënohet për përdhunimin e pacienteve
Bota

Mjeku norvegjez dënohet për përdhunimin e pacienteve

6 Qershor, 2025 9:18 pm
Trump tha se u çmend, Musk: Pa mua do t’i kishe humbur zgjedhjet
Bota

Cili është projektligji i shpenzimeve që qëndron në qendër të përplasjes Trump-Musk?

6 Qershor, 2025 8:51 pm
Sa rrezikon Musk nga përplasja me njeriun më të fuqishëm të botës
Bota

Sa rrezikon Musk nga përplasja me njeriun më të fuqishëm të botës

6 Qershor, 2025 8:38 pm
Flukset turistike, Shqipëria kryeson rritjen në Europë
Bota

Flukset turistike, Shqipëria kryeson rritjen në Europë

6 Qershor, 2025 8:32 pm
Spanja çmonton organizatën më të madhe të kokainës, 48 të arrestuar
Bota

Spanja çmonton organizatën më të madhe të kokainës, 48 të arrestuar

6 Qershor, 2025 8:06 pm
Para
Si të kujdesemi për shëndetin mendor gjatë karantinës?

Si të kujdesemi për shëndetin mendor gjatë karantinës?

E akuzuan se gënjeu për kapacitetet testuese, Rama i përgjigjet PD

Rama: Nesër deri në orën 11, do të dalin nënat me fëmijë deri në 10 vjeç

Koronavirus/ Testohen tre raste në Shqipëri, Ministria: NEGATIVE

Ministria e Shëndetësisë i përgjigjet PD-së: Të hapur, për çdo hetim
















TE FUNDIT

Sherr për vend parkimi në Ksamil, disa të plagosur

Aksident në Orikum, humb jetën një person
6 Qershor, 2025

Një debat për një vend parkimi ka përfunduar në sherr mbrëmjen e kësaj të premteje në Ksamil. Ngjarja ka ndodhur...

Lexo më shumë

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump
6 Qershor, 2025

Rusia mund t’i ofrojë azil politik miliarderit Elon Musk, pas përplasjes së tij me Presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump....

Lexo më shumë

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza
6 Qershor, 2025

Të paktën 38 persona u vranë nga sulmet ose të shtënat me armë zjarri izraelite në Rripin e Gazës. Mbrojtja...

Lexo më shumë

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë
6 Qershor, 2025

Denoncimi i radhës në emisionin  “Stop” në Tv Klan vjen nga një denoncues  80-vjeçar  në qytetin e Korçës i cili...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com