Qeveria ka publikuar listën e plotë të bizneseve që do të hapen nga dita e hënë, në fashën orare 05:00-17:30 apo me turne.
Në listën e bizneseve që do të hapen janë sipërmarrjet e bujqësisë, prodhimit, artikujve tekstile, tregjeve të shumicës, sektori i peshkimit, por edhe dyqanet e kozmetikës.
Po ashtu do të vijojnë që të jenë të hapura ushqimoret, fruta perimet, elektroniket, karburantet, bojrave dhe xhamit në dyqane të specializuara, elekroshtëpiaket.
“Javën e ardhshme do të punojnë krejt lirisht brenda fashës së përcaktuar nga 05:00-17:30 apo me turne, të gjitha ata kategori të lejuara që do të publikohen në faqen e e-Albania. Të gjitha bizneset në të gjitha këto kategori duhet të sigurohen që në cdo kolektiv të mësohet se cilat janë detyrat dhe të respektohet protokolli i sigurisë sipas rregullave të përcaktuara, por edhe të mësojnë pasojat penale për shkelësit e këtyre rregullave” është shprehur më herët Rama.