Edhe pse është një nga vendet që ka menaxhuar më mirë situatën e krijuar nga COVID-19, Gjermania ka regjistruar një numër të lartë të viktimave në 24 orët e fundit.
Mësohet se janë regjistruar 315 viktima, kjo është shifra më e lartë e vdekjeve e regjistruar në një ditë në Gjermani. Aktualisht, numri i viktimave në total në këtë shtet është 3.804.
Ndërkohë u regjistruan edhe 2,866 raste të reja, duke e çuar në 130,450 numrin total të të infektuarve. Ditën e djeshme kancelarja Angela Merkel deklaroi se masat kufizuese do të vazhdojnë deri më 3 maj./ Opinion.al