Personat që përfitojnë nga paga e paketës së dytë ekonomike do të duhet të konfirmojnë emrin e tyre në faqen e Drejtorisë së Tatimeve.
Kryeministri Rama në një komunikim në live në Facebook, tha se paga prej 400 mijë lekësh (të vjetra) do t’i kalojë direkt punonjësve në llogaritë e tyre nga shteti dhe për këtë ata “do të duhet vetëm që në momentin që do të hapet faqja përkatëse në adresën online të Drejtorisë së Tatimeve, thjeshtë të konfimojnë” emrin e tyre.
“Jemi në një shifër që prek drejtpërdrejtë dhe ndihmon më shumë se sa gjysmën e të punësuarve në sektorin privat. Kjo pagë 400 mijë duam të vijë drejtpërdrejtë tek punonjësit jo të kalojë tek pronari apo kompania. Punonjësit janë zgjedhur bazuar tek listë-pagesat e paraqitura nga kompanitë deri më datën 10. Të gjithë ata që figurojnë të larguar të papaguar, javë pas jave, në këto lista, janë të identifikuar dhe do të duhet vetëm që në momentin që do të hapet faqja përkatëse në adresën online të Drejtorisë së Tatimeve, thjeshtë të konfirmosh. tatimet e disponojnë emrin tënd, të duhet vetëm të konfirmosh, pa asnjë procedurë verifikimi, siç ndodh me paketën e parë“, tha Rama. /Opinion.al