Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

FMN miraton ndihmën urgjente për Shqipërinë për të luftuar COVID-19

2020/04/10 at 10:42 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
FMN miraton ndihmën urgjente për Shqipërinë për të luftuar COVID-19

Bordi Ekzekutiv i FMN-së njoftoi se miratoi sot (rreth 190.5 milionë dollarë ose 174 milionë euro, 100 për qind e kuotës) mbështetje emergjente për Shqipërinë nën Instrumentin e Shpejtë të Financimit (RFI) për të përballuar nevojat urgjente të bilancit të pagesave, që rrjedhin nga shpërthimi i pandemisë së COVID-19 dhe pas tërmetit të fortë që goditi vendin më parë. RFI-ja u ofron ndihmë të shpejtë financiare vendeve anëtare që përballen me një nevojë urgjente për mbulimin e bilancit të pagesave, pa pasur nevojë për një program ekonomik apo rishikime.


Instrumenti mund të ofrojë mbështetje për një sërë nevojash urgjente, përfshirë ato që rrjedhin nga goditje në çmimet e mallrave të bursës, fatkeqësi natyrore, konflikte dhe situatat pas konfliktit.

Ndihma financiare nën instrumentin e RFI-së ofrohet në formën e disbursimit të menjëhershëm. Për shkak të dy goditjeve të njëpasnjëshme (tërmeti dhe pandemia COVID-19) aktiviteti ekonomik në Shqipëri mund të pësojë tkurrje domethënëse në vitin 2020, për t’u ndjekur nga një rimëkëmbje në vitin 2021. Duke parë situatën që është në zhvillim të vazhdueshëm, këto parashikime janë subjekt i një pasigurie të lartë dhe rreziqe me kah nga ulja.

Në përfundim të diksutimeve të bordit, z. Tao Zhang, zv.drejtori i përgjithshëm dhe kryetari në detyrë lëshoi deklaratën e mëposhtme.

“Tërmeti i 26 nëntorit 2019 dhe pandemia aktuale e COVID-19 kanë shkaktuar vështirësi të konsiderueshme dhe ndërprerje të aktivitetit ekonomik në Shqipëri. Këto dy goditje të njëpasnjëshme pritet që të krijojnë presione të mëdha fiskale dhe një nevojë urgjente për bilancin e pagesave përkundrejt shtrëngimit të kushteve financiare botërore.

“Përgjigjja e autoriteteve ndaj goditjeve ka qenë në kohën dhe drejtimin e duhur. Në përgjigje të pandemisë COVID-19, autoritetet kanë ndërmarrë masa shtrënguese për kontrollin dhe ngadalësimin e përhapjes dhe kanë shpallur një paketë fiskale prej 1.4% të PBB-së për të siguruar kujdesin e duhur shëndetësor dhe mbështetje për familjet dhe bizneset e prekura. Vendimi i fundit i Bankës së Shqipërisë për të ulur normën kyçe të interesit është gjithashtu i mirëpritur.

“Për të kufizuar ndikimin e Covid-19 është e nevojshme të rritet në mënyrë të konsiderueshme deficiti fiskal në 2020. Eshtë e rëndësisë kritike që të sigurohen shpenzime të mjaftueshme për kujdesin shëndetësor dhe mbështetje për qytetarët dhe firmat që janë dëmtuar nga pandemia Covid-19. Autoritetet shqiptare mbeten të angazhuara për të siguruar stabilitetin makroekonomik. Kur këto goditje të jenë tejkaluar, do të jetë e rëndësishme që borxhi të kthehet në një trajektore të qartë rënëse.

“Fondi është i gatshëm për të ndihmuar Shqipërinë të luftojë pandeminë dhe për të ndihmuar rimëkëmbjen ekonomike”. / monitor.al



Ju sugjerojmë

Shkodër/SPAK godet krimin zgjedhor, gjenden para, tollona nafte dhe karta identiteti
Kronikë

Shkodër/SPAK godet krimin zgjedhor, gjenden para, tollona nafte dhe karta identiteti

8 Maj, 2025 8:22 pm
Begaj uron Papa Leonin XIV: Do të kontribuojë në bashkëjetesën e të gjitha besimeve
Aktualitet

Begaj uron Papa Leonin XIV: Do të kontribuojë në bashkëjetesën e të gjitha besimeve

8 Maj, 2025 8:07 pm
Trump uron Papën e ri, Leonin XIV
Bota

Trump uron Papën e ri, Leonin XIV

8 Maj, 2025 8:05 pm
“U zgjodh një Donald Trump i ri në Vatikan”, Berisha uron Papën e ri
Aktualitet

“U zgjodh një Donald Trump i ri në Vatikan”, Berisha uron Papën e ri

8 Maj, 2025 7:51 pm
Kush është Papa i ri Leo XIV?
Bota

Kush është Papa i ri Leo XIV?

8 Maj, 2025 7:47 pm
Zgjedhje vendimtare për të ardhmen evropiane të Shqipërisë   
Te Fundit

10 arsyet pse unë do të votoj Edi Ramën për kryeministër

8 Maj, 2025 7:40 pm
Papa i ri është Robert Francis Prevost
Bota

Papa i ri është Robert Francis Prevost

8 Maj, 2025 7:30 pm
Chris LaCivita nga Shkodra: Koha të rrëzojmë një monument të dështuar si Edi Rama
Kryesore

Chris LaCivita nga Shkodra: Koha të rrëzojmë një monument të dështuar si Edi Rama

8 Maj, 2025 7:23 pm
Zgjedhjet e 11 Majit, Presidenti Begaj takim me koordinatoren e OSBE-së
Kryesore

Zgjedhjet e 11 Majit, Presidenti Begaj takim me koordinatoren e OSBE-së

8 Maj, 2025 7:13 pm
Papa i ri i Kishës Katolike Romane, bota me sytë nga Vatikani
Bota

Papa i ri i Kishës Katolike Romane, bota me sytë nga Vatikani

8 Maj, 2025 7:08 pm
Para
Trendi për party online, klubi në Kinë fitoi 280 mijë dollarë brenda natës

Trendi për party online, klubi në Kinë fitoi 280 mijë dollarë brenda natës

VIDEO/ Presidenti i Brazilit sfidon COVID-19 me papërgjegjshmëri totale

VIDEO/ Presidenti i Brazilit sfidon COVID-19 me papërgjegjshmëri totale

Koronavirusi/ Turqia shënon viktimën e parë

Mbi 1 mijë viktima, Turqia karantinon Stambollin dhe Ankaranë
















TE FUNDIT

Shkodër/SPAK godet krimin zgjedhor, gjenden para, tollona nafte dhe karta identiteti

Shkodër/SPAK godet krimin zgjedhor, gjenden para, tollona nafte dhe karta identiteti
8 Maj, 2025

Policia e Shtetit, në bashkëpunim me SPAK-un, ka zhvilluar fazën e parë të operacionit policor të koduar "Premtimi", i cili...

Lexo më shumë

Begaj uron Papa Leonin XIV: Do të kontribuojë në bashkëjetesën e të gjitha besimeve

Begaj uron Papa Leonin XIV: Do të kontribuojë në bashkëjetesën e të gjitha besimeve
8 Maj, 2025

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, uron besimtarët katolikë për zgjedhjen e Papës së ri. “Urime katolikëve shqiptarë dhe atyre të...

Lexo më shumë

Trump uron Papën e ri, Leonin XIV

Trump uron Papën e ri, Leonin XIV
8 Maj, 2025

Presidenti Donald Trump ka mirëpritur shpalljen e Papa Leonit XIV, i cili është amerikani i parë që merr  pozicionin më...

Lexo më shumë

“U zgjodh një Donald Trump i ri në Vatikan”, Berisha uron Papën e ri

“U zgjodh një Donald Trump i ri në Vatikan”, Berisha uron Papën e ri
8 Maj, 2025

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka uruar Papa Leon XIV për zgjedhjen e tij në krye të Kishës katolike....

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com