Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Jugu do të ndihmohet, por jo me Corona-Bonde – për momentin

2020/04/10 at 5:43 PM
në Te Fundit, Unë shkruaj
Kohë leximi: 5 min
A A
Jugu do të ndihmohet, por jo me Corona-Bonde – për momentin

Nga Auron Dodi – BE ra dakord për masa të menjëhershme, që do të mbështesin financat publike, bizneset dhe individët të përballojnë krizën ekonomike për shkak të virusit Corona. Kredi të favorshme prej mbi 500 miliardë eurosh ofrohen kryesisht nga strukturat ekzistuese të BE:


Banka Evropiane e Investimeve, instituti për nxitjen e ekonomisë në BE, do të ngrejë një fond garancie prej 200 miliardë eurosh, për kredi shtesë për sipërmarrjet e mesme e të vogla në shtetet e BE.

Komisioni Evropian u ofron shteteve kredi të favorshme, për të financuar punën me orar të reduktuar. 100 miliardë euro janë në dispozicion për shtetet, po të kenë vështirësi aktualisht, të financojnë punën me orar të reduktuar, që njihet edhe si “Kurzarbeit”.

Ky instrument zbatohet për herë të parë dhe u deklarua i përkohshëm. Kjo kur kërkesa për një skemë të përbashkët të përhershme për sigurimin për të papunët e BE është e vjetër.

Si për kreditë e Bankës Evropiane të Investimeve, ashtu edhe për kreditë për punën me orar të reduktuar, shtetet anëtare japin secila 25 miliardë euro garanci.

Mekanizmi i Stabilitetit Evropian (ESM), mekanizmi i krizës i BE, do të japë më tej kredi parandaluese ndaj një kolapsi – në shumën dy përqind të prodhimit ekonomik të një shteti. Gjithsej 240 miliardë euro.

Çfarë arritën ministrat e financave të BE?

Kemi një kompromis, që konsiston në dy elementë: së pari që kreditë nga Mekanizmi i Stabilitetit Evropian, ESM jepen thuajse pa kushte. Kërkohet vetëm që ato të përdoren për pasojat “direkte dhe indirekte” të pandemisë në shëndetësi. Jo për programe konjukturore. Deri tani ESM kërkonte programe strukturimi të ekonomisë, si kusht që të jepte kredi. Për shoqërimin me kushte të kredive të ESM rezistoi deri në fund Holanda.

Së dyti, ndahet paketa e masave, nga fondi për rindërtimin e ekonomisë në shtetet e BE. Për këtë fond do të diskutohet në vjeshtë. Kjo pasi ka mosmarrëveshje të mëdha për mënyrën me se do të financohet ky fond rindërtimi.

Në mbledhjen e ministrave të financave të BE, të martën, nëntë shtete të BE, kryesisht Italia, Spanja e Franca kërkuan që ky fond të financohet me eurobonde – me letra me vlerë me interesa fikse, për emetimin e të cilave hyjnë në borxh të gjitha shtetet e BE.

Kurse 10 shtete kërkuan që të mos merren borxhe të përbashkëta për fondin e rindërtimit. Ndër to bën pjesë Gjermania, Holanda, Austria e Finlanda. Gjermania përfytyron që ky fond rindërtimi të financohet duke zgjeruar buxhetin e ri të BE, të viteve 2021-2027 me një fond të posaçëm. Propozimin për këtë do ta paraqesë në 29 prill presidentja e KE, Ursula von der Leyen.

Çfarë mbeti nga kundërshtimi i ashpër i Veriut të Evropës Corona-bondeve?

Emetimi i Corona-Bondeve nuk u përjashtua kategorikisht përgjithmonë. Kjo temë do të diskutohet sërish në vjeshtë.

Por për momentin nuk shihet e nevojshme që të gjitha shtetet e BE të hyjnë në borxh me obligacione për Coronan, pasi mjete për ta ndihmuar Italinë dhe Spanjën po jepen. Jepen jo falas, janë kredi, por pa kushte për ristrukturim ekonomik vendeve marrëse, si Italia e Spanja. Kjo ka qenë deri tani kusht për kreditë e ESM.

Më tej është fakt që tani nuk ka të dhëna të sakta për humbjet ekonomike të shteteve nga kriza e Coronas. Që disa shtete mund të duan të shfrytëzojnë shokun e Coronas për kërkesën e vjetër për borxhe të përbashkëta me eurobonde, kjo nuk përjashtohet. Prandaj u la që të diskutohet me me qetësi në vjeshtë, nëse vërtet nuk bëhet dot pa Corona-Bonde.

Nuk duhet harruar se marrëveshja e Lisbonës e BE e ndalon hyrjen në borxh të një shteti, për hir të një shteti tjetër.

Një pikë për të mos u nënvleftësuar: marrja e borxheve ka kosto për çdo vend. Ajo do të thotë për çdo shtet rëndesa vjetore, në përputhje me prodhimin ekonomik. Gjermanisë do t’i duhej të paguante çdo vit 12 miliardë euro shtesë për borxhet e reja. Pasi barra mund të ishte deri 0,36 përqind e prodhimit ekonomik. Holandës do t’i duhej të paguante deri 1,4 miliardë euro në vit shtesë, për borxhet e reja. Këto i ka llogaritur Banka Amerikane e Investimeve Jefferies, të cilën e citon Handelsblatt.

Një veçanti është se në Gjermani Eurobondet (apo Corona-bondet në këtë rast) duhet t’i aprovonte Bundestagu, me dy të tretat e votave. Kjo është kërkesë e Gjykatës Kushtetuese Gjermane.

Gjithçka është proces sa financiar, sa parimor, aq edhe psikologjik në shtetet anëtare të BE.

Sinjale për braktisje të vijave të kuqe në Gjermani

Kriza e përbotshme e gjen Gjermaninë në gjendje të mirë. Brenda vendit: arkat publike janë plot. Megjithatë kalim të vijave të kuqe ka edhe në Gjermani. P.sh. në marrjen e borxheve të reja: borxhi i shtetit u thellua, pa diskutime, me 150 miliardë euro. Deri tani prej gati një dekade në fuqi ishte doktrina: sa të ardhura, aq edhe borxhe – për të cilën iniciatori kryesor ishte ish-ministri i Financave, Wolfgang Schäuble.

Në politikën e jashtme: edhe në Gjermani vritet mendja si të mbështetet më mirë Italia dhe Spanja. Borxhi i Italisë aktualisht është 130 përqind e prodhimit ekonomik. Po arriti 160 përqind mbas kësaj krize, Italia ndodhet aty ku ishte Greqia. Dhe një kolaps i Italisë do të kishte pasoja më të rënda për bashkësinë, se ai që kërcënoi Greqinë.

Për herë të parë edhe në Gjermani ngrihen zëra që kërkojnë lejimin e eurobondeve, të Corona-Bondeve si masë e përkohshme. Përfaqësues të industrisë automobilistike i kërkuan këto ditë në një bisedë kancelares Merkel ndihma të gjithanshme për Italinë e Spanjën. 800 furnizues për 20.000 pjesë këmbimi për automjetet kanë gjermanët në këto dy vende. Përfaqësuesit e industrisë automobilistike thonë se nuk ka asnjë vlerë rihapja e fabrikave të automjeteve në Gjermani, po nuk eci e sinkronizuar puna me furnizuesit. Ekonomitë janë të ndërthurrura në BE.

Edhe nga radhët e CDU-së, politikani i njohur Roderich Kieseweter kujtoi që BE ka marrë eurobonde në vitin 1974, në krizën e naftës. Dhe këtë mund ta përsëritë. Shtatë ekonomistë të njohur gjermanë kërkuan gjithashtu së fundi eurobonde.

Po kjo temë mbetet e vështirë t’u përcillet për momentin taksapaguesve gjermanë. Prandaj u la të diskutohet në një kohë më të qetë.



Ju sugjerojmë

Izraeli e pranon se në Gazë mbështet grup të armatosur kundër Hamasit
Bota

Izraeli e pranon se në Gazë mbështet grup të armatosur kundër Hamasit

7 Qershor, 2025 2:01 pm
Tentoi të dalë nga Rinasi me 194.000 € të padeklaruara,procedohet shtetas izraelit
Aktualitet

Tentoi të dalë nga Rinasi me 194.000 € të padeklaruara,procedohet shtetas izraelit

7 Qershor, 2025 1:44 pm
Përfshihet nga flakët fusha e mbetjeve në Vlorë
Aktualitet

Përfshihet nga flakët fusha e mbetjeve në Vlorë

7 Qershor, 2025 1:31 pm
Shqipëri-Serbi, Berisha mesazh për ndjeshjen: Fitore Kombëtares sonë!
Kryesore

Shqipëri-Serbi, Berisha mesazh për ndjeshjen: Fitore Kombëtares sonë!

7 Qershor, 2025 1:22 pm
Sali Berisha zbulon arsyen e largimit të komandantit të Gardës: U shkarkua sepse…
Politikë

Sali Berisha zbulon arsyen e largimit të komandantit të Gardës: U shkarkua sepse…

7 Qershor, 2025 1:09 pm
Asllani: Fitore me Serbinë për ëndrrën e Botërorit
Sport

Asllani: Fitore me Serbinë për ëndrrën e Botërorit

7 Qershor, 2025 12:48 pm
Sfida Shqipëri-Serbi, FSHF thirrje tifozëve: Do jeni të vëzhguar me kamera sigurie!
Kryesore

Sfida Shqipëri-Serbi, FSHF thirrje tifozëve: Do jeni të vëzhguar me kamera sigurie!

7 Qershor, 2025 12:29 pm
Cilat mund të jenë pasojat e grindjes mes presidentit Donald Trump dhe Elon Musk?
Bota

Cilat mund të jenë pasojat e grindjes mes presidentit Donald Trump dhe Elon Musk?

7 Qershor, 2025 12:18 pm
Maqedonia e Veriut planifikon hapjen e konsullatës në Korçë
Politikë

Maqedonia e Veriut planifikon hapjen e konsullatës në Korçë

7 Qershor, 2025 12:04 pm
Dështon për herë të 27-të konstituimi i Kuvendit të Kosovës
Rajoni

Dështon për të 28-ën herë konstituimi i Kuvendit të Kosovës

7 Qershor, 2025 11:54 am
Para
“Sezoni i gripit” fillon zyrtarisht në Shqipëri, vjet u mori jetën 16 personave

Gati deri në fundvit/ Shkencëtarët afër krijimit të vaksinës për çdo virus

Rama zbulon kush do të përfitojë nga zgjerimi i paketës ekonomike

Rama i përgjigjet shoqërisë civile: Tërheqje? As që bëhet fjalë fare

Rënie e lehtë në 24 orët e fundit, bilanci nga Italia

Rënie e lehtë në 24 orët e fundit, bilanci nga Italia
















TE FUNDIT

Izraeli e pranon se në Gazë mbështet grup të armatosur kundër Hamasit

Izraeli e pranon se në Gazë mbështet grup të armatosur kundër Hamasit
7 Qershor, 2025

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, e ka pranuar se Izraeli është duke mbështetur një grup të armatosur në Gazë, që kundërshton...

Lexo më shumë

Tentoi të dalë nga Rinasi me 194.000 € të padeklaruara,procedohet shtetas izraelit

Tentoi të dalë nga Rinasi me 194.000 € të padeklaruara,procedohet shtetas izraelit
7 Qershor, 2025

Policia Kufitare e Rinasit në bashkëpunim me shërbimet doganore, kanë goditur një tjetër rast të mosdeklarimit në pikën e kalimit kufitar,...

Lexo më shumë

Përfshihet nga flakët fusha e mbetjeve në Vlorë

Përfshihet nga flakët fusha e mbetjeve në Vlorë
7 Qershor, 2025

Këtë të shtunë, vendgrumbullimi i mbetjeve në qytetin e Vlorës është përfshirë sërish nga flakët e zjarrit. Sipas asaj që...

Lexo më shumë

Shqipëri-Serbi, Berisha mesazh për ndjeshjen: Fitore Kombëtares sonë!

Shqipëri-Serbi, Berisha mesazh për ndjeshjen: Fitore Kombëtares sonë!
7 Qershor, 2025

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në konferencën e sotme për shtyp, ndër të tjera ka përcjellë një mesazh për...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com