Pas situatës së krijuar nga koronavirusi në Luginën e Preshevës, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i ka bërë thirje qeverisë që të ofrojë asistencë shëndetësore përmes personelit mjekësor.
Në një postim në rrjetet sociale, Basha shkruan se ndihma për qytetarët në Luginën e Preshevës është detyrim kombëtar dhe kushtetues.
“Lugina e Preshevës po përballet me pasojat e COVID-19. Për situatën e veçantë ku ndodhen, i bëj thirrje qeverisë të ofrojë asistencë shëndetësore përmes personelit mjekësor. Ndihma për vëllezërit dhe motrat tona atje, është detyrim kombëtar dhe kushtetues,” është shprehur Basha./ Opinion.al