Rreth 20 mijë raste të reja personash të infektuar me COVID-19 janë regjistruar në SHBA në 24 orët e fundit.
Dita e fundit ka shënuar një rekord të zi për Nju Jorkun pasi 779 persona ndërruan jetë, pothuajse gjysma e të gjithë viktimave që u shënuan në të gjithë Shtetet e Bashkuara (1,528).
Aktualisht, SHBA ka 420,484 raste të konfirmuara me koronavirus nga të cilët 14,369 kanë ndërruar jetë ndërsa 22,187 janë shëruar.
Shteti më i goditur mbetet Nju Jorku i ndjekur nga Nju Xhersi e më pas Miçigani. /Opinion.al