Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Epidemiologu: Koronavirusi ka qarkulluar në Shqipëri që në Janar

2020/04/08 at 11:00 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Koronavirusi në Shqipëri, 5 pacientë në terapi intensive

“Koronavirusi ka qarkulluar që në janar në vendin tonë”. Kështu u shpreh në intervistën Profesori i Epidemiologjisë, Eduard Kakarriqi.


“Unë dua të vë theksin se OBSH vetëm me datën 27 shkurt ka bërë përkufizimin e rastit për pacientët me sëmundje Covid-19, ky përkufizim rasti i munguar për të gjithë vendet mund të jetë një bazament që të tregojë se vërtet ka pasur një qarkullim të Covid-19 duke filluar që në janar në vendin tonë. Ky qarkullim ka ardhur duke u rritur për të marrë më shumë në fund të javës së dytë të shkurtër në fillim të marsit një formë për ulje ngritje, por me një pritje drejt uljes së vet në fund të prillit dhe fillim të majit. Janë fakte pak a shumë jo të drejtpërdrejta që  qarkullimi i Covid në vendin tonë fillesat i ka në janar”, tha ai mes të tjerash në Abc News.

Mjeku thekson më tej se fakti që ky virus ka qarkulluar shumë më herët në vend, para se të konfirmohej rasti i parë do të sjellë edhe uljen e kurbës. Sipas tij, java e dytë e majit do të ketë vetëm raste sporadike. Ndërsa në Shqipëri vera do të jetë e qetë.

Po ashtu Kakarriqi, nënvizon se sipas tij virusi nuk do të kthehet më në vjeshtë, ashtu sikurse pretendojnë shumë ekspertë.

Pjesë nga intervista:

Gazetari: Sot kemi vetëm 6 të infektuar, a po bie kurba?

Eduard Kakarriqi: Janë 182 teste dhe nga këto kanë dalë 6 raste, por nga këto teste mund të dilnin edhe 22 raste. Ne jemi në fazën kur kurba është horizontale dhe me një tendencë rënie që nuk vihet shumë re por me shumë mundësi në fund të muajit do të bjerë dhe në fillim të muajit tjetër do të duket ndjeshëm.

Gazetari: Në datë 9 mars kemi rastin e parë dhe në 11 viktimën e parë. Sa kohë pas në kalendar e coni momentin e infektimit. Ku duhet kërkuar. Ju si epimidiolog sa kohë më pas e cconi, kur mund të ketë hyrë në vendin tonë?

Eduard Kakarriqi: Unë mund të them se Instituti i Shëndetit Publik prej vitesh në survejancat e veta të aplikuara në vendin tonë aplikon survejancën e dedikuar të bazuar në spitalin e gripit dhe çdo vit në sezonin e gripit merren vazhdimisht mostra nga rastet e shtruara në QSUT dhe në spitalet e tjera ku  shihet dhe shikohet prania e virusit të gripit, dua të theksoj një moment në survejancën tonë të dedikuar ne kërkojmë nga mjekët klasifikimin e tre formave.

Marrim të dhëna nazofaringale në tre grupe pacientësh. Grupi i parë më i gjëri që nuk janë ndoshta në spital, por në shtëpira, apo ambulator nëpër poliklinika që quhen grip apo sëmundje të ngjashme me të, grupi i dytë janë ato që janë të shtruar në spital, që quhen më rëndë, dhe grupi i tretë që quhet grupi i të sëmurëve me sëmundje tepër të rënda që paraqet në radhë të parë prekje pulmonare ose pneumoni që kërkon patjetër asistencën e ndërhyrjeve me oksigjenim etj. Mund të them se ky numër rastesh ka qenë që në muajin janar, në 20 janar unë kam nxjerrë disa shifra ku kanë qenë rreth 54 raste të identifikuara viroligjikisht dhe në shkurt 123 dhe në 17 shkurt 153 raste dhe në këtë shifra në fund të shkurtit dhe fillim të marsit në këto raste ka pasur vdekje.  Unë dua të vë theksin se OBSH vetëm me datën 27 shkurt publikon përkufizon publikimin e rastit për pacientët me sëmundje Covid-19 ky përkufizim rasti i munguar për të gjithë vendet mund të jetë një bazament që të tregojë se vërtet ka pasur një qarkullim të Covid-19 duke filluar që në janar në vendin tonë. Ky qarkullim ka ardhur duke u rritur për të marrë më shumë në fund të javës së dytë të shkurtër në fillim të marsit një formë për ulje ngritje, por me një pritje drejt uljes së vet në fund të prillit dhe fillim të majit. Janë fakte pak a shumë jo të drejtpërdrejta që  qarkullimi i Covid në vendin tonë fillesat i ka në janar.

Gazetari: Kjo është një deklaratë që jeni i pari që e bëni. Ju po thoni se në mungesë të një përkufizimi të saktë nga OBSH se çfarë është Covid-19 mund të analizohej si virus i stinës. Nisur nga ky pohim që ju bëni, cfarë ndryshon gjë në pikëpamjen e kurbës nëse pranojmë se koronavirusi ka ekzistuar që në janar.

Eduard Kakarriqi: Dikton atë që pritja jonë për rënien e kurbës është për një kohë të afërt. Unë në gjykimin e tim mendoj se gjysma e dytë e muajit maj do të jetë në një rënie jo të vogël rastesh, do të kalojë në një kurbë të rasteve sporadike për të kaluar më pas në qershor, dhe korrik muaj të qetë të verës. Por për gjykimin tim për të mos pasur një rikthim në vjeshtë. Për mua në verë virusi zhduket. Në Shqipëri dhe në Evropë. Në Amerikë jo them, ndoshta nga fundi i verës, dhe nga fundi i verës ai mbetet vetëm në Kinë./ Opinion.al

Etiketa: janarkakarriqikoronavirus


Ju sugjerojmë

Qeveria e Kosovës kundërshton vendimin e Gjykatës Supreme: I njëanshëm!
Rajoni

Qeveria e Kosovës kundërshton vendimin e Gjykatës Supreme: I njëanshëm!

15 Korrik, 2025 10:43 pm
Trump: SHBA dhe BE po bëjnë progres në marrëveshjen tregtare
Bota

Trump: SHBA dhe BE po bëjnë progres në marrëveshjen tregtare

15 Korrik, 2025 10:18 pm
BE dështon të fitojë mbështetjen e Sllovakisë për sanksionet e reja kundër Rusisë
Bota

BE dështon të fitojë mbështetjen e Sllovakisë për sanksionet e reja kundër Rusisë

15 Korrik, 2025 9:55 pm
Kërcënimet e Trump me tarifa, Kina premton rritjen e mbështetjes për Rusinë
Bota

Kërcënimet e Trump me tarifa, Kina premton rritjen e mbështetjes për Rusinë

15 Korrik, 2025 9:25 pm
AMA tryezë për kushtet e punës së gazetarëve
Aktualitet

AMA tryezë për kushtet e punës së gazetarëve

15 Korrik, 2025 8:53 pm
Dhuna në Siri, trupat qeveritare hyjnë në Suweida
Bota

Dhuna në Siri, trupat qeveritare hyjnë në Suweida

15 Korrik, 2025 8:30 pm
Ukrainasit nuk u besojnë premtimeve të Putinit për investime në tokat e pushtuara
Bota

Ukrainasit nuk u besojnë premtimeve të Putinit për investime në tokat e pushtuara

15 Korrik, 2025 8:11 pm
Sulmet izraelite vrasin 93 palestinezë në Gazë, përfshirë gra dhe fëmijë
Bota

Sulmet izraelite vrasin 93 palestinezë në Gazë, përfshirë gra dhe fëmijë

15 Korrik, 2025 7:42 pm
Nisma e re e qeverisë, asistencë falas për “e-Albania” pranë bashkive
Politikë

Nisma e re e qeverisë, asistencë falas për “e-Albania” pranë bashkive

15 Korrik, 2025 7:23 pm
Rutte: Sanksione të ashpra ndaj Kinës, Indisë dhe Brazilit nëse vazhdojnë…
Bota

Rutte: Sanksione të ashpra ndaj Kinës, Indisë dhe Brazilit nëse vazhdojnë…

15 Korrik, 2025 7:06 pm
Para
Bill Gates financon testimet e vaksinës kundër Covid-19

Bill Gates financon testimet e vaksinës kundër Covid-19

Probleme me e-Albania, Rama: Këto dy ditë do jemi më tolerantë me gjobat

Rama: Po vazhduam kështu, do dalim më shpejt fitimtarë ndaj COVID-19

Ministria e Shëndetësisë: Nuk ka asnjë rast me koronovirus në vendin tonë

Koronavirusi në Shqipëri/ 17 raste të reja, ku zgjerohet harta
















TE FUNDIT

Qeveria e Kosovës kundërshton vendimin e Gjykatës Supreme: I njëanshëm!

Qeveria e Kosovës kundërshton vendimin e Gjykatës Supreme: I njëanshëm!
15 Korrik, 2025

Qeveria në detyrë e Kosovës tha të martën se ndihet e “shqetësuar” dhe se e kundërshton aktgjykimin e Gjykatës Supreme...

Lexo më shumë

Trump: SHBA dhe BE po bëjnë progres në marrëveshjen tregtare

Trump: SHBA dhe BE po bëjnë progres në marrëveshjen tregtare
15 Korrik, 2025

Presidenti i SHBA-së Donald Trump tha sot se bisedimet me Bashkimin Evropian për një marrëveshje tregtare po bëjnë progres –...

Lexo më shumë

BE dështon të fitojë mbështetjen e Sllovakisë për sanksionet e reja kundër Rusisë

BE dështon të fitojë mbështetjen e Sllovakisë për sanksionet e reja kundër Rusisë
15 Korrik, 2025

Bashkimi Evropian ka dështuar ta miratojë një paketë të re sanksionesh kundër Rusisë të martën, pasi Sllovakia kërkoi më shumë...

Lexo më shumë

Kërcënimet e Trump me tarifa, Kina premton rritjen e mbështetjes për Rusinë

Kërcënimet e Trump me tarifa, Kina premton rritjen e mbështetjes për Rusinë
15 Korrik, 2025

Kina thuhet se është zotuar të rrisë mbështetjen e saj për Rusinë, pasi Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump kërcënoi të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com