Emigrantëve pa dokumente, azilkërkuesve dhe viktimave të trafikimit në gjithë botën, duhet t’iu sigurohet qasje në kujdes shëndetësor dhe mirëqenie, pavarsisht statusit të tyre ligjor, për t’i mbrojtur ata nga pandemia me koronavirus, kanë deklaruar ekspertët e Kombeve të Bashkuara.
Emigrantët që punojnë në sektorë si bujqësia shpesh herë përballen me mungesë të mbrojtjes kundër Covid-19, ndërsa azilkërkuesit në qendra ndalimi nuk mund të praktikojnë distancim fizik, kanë thënë raportuesit specialë të Kombeve të Bashkuara.
Numri i emigrantëve dhe refugjatëve në botë ka prekur shifrën e 272 milionë personave vitin e kaluar, më shumë se 51 milionë më shumë në krahasim me fillimin e dekadës, ndërkohë që rreth 25 milionë persona në të gjithë botën besohet se janë viktima të punës së detyrueshme, sipas të dhënave të fundit të Kombeve të Bashkuara./Opinion.al