Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Riskedulimi i kredive, udhëzimi i BSH: 7 hapat që do të ndiqen nga bankat

2020/04/05 at 8:07 AM
në Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 6 min
A A
Riskedulimi i kredive, udhëzimi i BSH: 7 hapat që do të ndiqen nga bankat

Banka e Shqipërisë u ka nisur bankave të nivelit të dytë  një udhëzim sipas të cilit bankat do të realizojnë procesin e ristrukturimit të kredive pa penalitete nëpërmjet 7 hapave.


Banka e Shqipërisë u ka nisur bankave një udhëzim me 7 hapa se si do të kryhet procesi i ristrukturimit të kredisë. Ky udhëzim erdhi në mbështetje të urdhrit të përbashkët të datës 17 mars të Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, dhe Kryeministrit Edi Rama, për shtyrjen e afatit të pagimit të kësteve të kredisë për biznese dhe individë, të cilët do të hasin vështirësi në këtë periudhë si pasojë e COVID-19.

Kryetari i Shoqatës së Bankave, Spiro Brumbulli, tha se procesi i ristrukturimit ka filluar. Ai u shpreh se bankat, aktualisht po grumbullojnë kërkesat nga individë dhe biznese. Shoqata e Bankave tha se kërkesat janë në zbatim të vendimit të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, datë 12 mars dhe të urdhrit të përbashkët të Kryeministrit.

Zoti Brumbulli tha se bankat po ndjekin me kujdes situatën. Vendimi i Bankës së Shqipërisë nuk bën dallim. Të gjithë kredimarrësit kanë të drejtë të kërkojnë shtyrje të kësteve mars, prill dhe maj. Por bëhet fjalë për miratim vetëm për ata kredimarrës që realisht janë të prekur nga COVID-19 për aftësinë paguese.

Brumbulli tha se, me daljen edhe të instruksioneve nga Banka e Shqipërisë në zbatim të vendimit të Këshillit Mbikëqyrës, bankat janë të detyruara të hartojnë procedurat e brendshme. Janë përgatitur formularët për aplikim, të cilat gjenden në faqen e internetit të bankës përkatëse, ose sipas udhëzimeve të personelit të bankës në degë. Nga pikëpamja rregullative, procesi konsiderohet i përfunduar dhe tani është zbatimi i tij.

Sipas tij, çdo kredimarrës që për shkak të COVID 19 është prekur në të ardhurat e veta, ka të drejtë të aplikojë dhe të tregojë arsyen. Kryetari i Shoqatës së Bankave thotë se, Kredimarrësi duhet të bisedojë me bankën për të rënë dakord se kur do t’i paguajë këto këste pa penalitete. Pra, nuk ka asnjë penalitet për kredimarrësin. Këto tre këste, ai mund t’i zgjedhë t’i paguajë brenda maturitetit të mbetur të kredisë ose tre muaj më vonë nga data e maturimit të kredisë. Është lehtësi në ngarkesën financiare të kredimarrësit.

Masat për riskedulimin e kësteve të kredisë hyjnë në fuqi në datën 13 mars 2020 dhe zgjasin deri në datën 31 maj 2020. Ato parashikojnë që, gjatë kësaj periudhe, ata kredimarrës individë dhe biznese, gjendja financiare e të cilëve përkeqësohet nga situata aktuale, mund të përfitojnë një shtyrje, deri në 3 muaj, të pagesave të kësteve të kredive të tyre, të marra nga institucionet financiare të licencuara nga Banka e Shqipërisë: banka, jobanka dhe shoqëri kursim-krediti.

Udhëzimi i BSH për ristrukturimin e kredive, 7 hapat që duhet të ndiqen

Banka e Shqipërisë u ka dërguar bankave  një udhëzim sipas të cilit ato do të realizojnë procesin e ristrukturimit të kredive pa penalitete nëpërmjet 7 hapave si më poshtë:

-Së pari, me qëllim administrimin sa më të mirë të procesit, subjektet duhet të hartojnë procedura të brendshme për këtë qëllim, të miratuara sipas kuadrit të brendshëm rregullativ, të cilat duhet të jenë transparente dhe të përcjella qartësisht dhe me kujdes te të gjitha funksionet dhe njësitë e bankës të përfshira në këtë proces.

–Së dyti, siç dhe urdhri parasheh, shtyrja kësteve të kredive rekomandohet të kryhet kryesisht nëpërmjet kërkesave specifike për këtë qëllim, të adresuara nga kredimarrësit pranë bankave, në mënyrë që të jenë lehtësisht të dokumentueshme, të verifikueshme nga autoriteti, operacionalisht sa më të procesueshme, si dhe të mundësojnë ruajtjen e shëndetit, si për punonjësit e subjekteve ashtu edhe për klientët në kushtet e krijuara. Mënyrat më efikase rekomandohen të jenë kërkesat e adresuara elektronike, të tilla si rrugë postare elektronike apo platformave dixhitale nëse do të jetë e mundur.

–Së treti, për sa lidhet me shtyrjen e pagesave të kësteve, një proces i rëndësishëm është vlerësimi i kërkesave të paraqitura nga klientët. Vlerësimi përfshin të gjithë spektrin e klientëve huamarrës, individë dhe biznese.

Në rastin e klientëve individë, kriteret që do të merren në konsideratë janë kryesisht vonesa në marrjen e pagës, reduktim i masës së pagës, një kombinim i të dyjave, papunësi e përkohshme, si dhe zgjidhja e kontratës së punësimit, apo çdo kriter tjetër që subjektet e vlerësojnë të arsyeshme.

Materializimi i kritereve duhet të dokumentohet dhe është subjekt verifikimi nga ana e subjektit. Kriteret e mësipërme rekomandohen të zbatohen si për klientët që janë të punësuar në institucione shtetërore/publike, ashtu edhe ata të punësuar në biznese private, pa dallime. Në rastin e klientëve biznese, mbetet në gjykimin e subjekteve kredituese, bazuar në informacionin që këto të fundit disponojnë, gjendjen financiare, llojin e biznesit etj.

–Së katërti, rekomandojmë që subjektet të fokusohen në rastet e adresuara nëpërmjet një kërkese të vlefshme, si dhe të tregojnë kujdes në trajtimin e të gjitha ekspozimeve problematike para hyrjes në fuqi të urdhrit.

–Së pesti, bankat duhet të llogarisin interesat e rregullta të kredive për periudhën e shtyrë, por nuk duhet të llogarisin penalitete për vonesat për të njëjtën periudhë. Në këtë kontekst, madhësia e këstit që do të paguhet nuk duhet të jetë më i madh se madhësia e këstit të mëparshëm, përveç rastit kur në marrëveshje me klientin maturimi i kredisë nuk ndryshon

–Së gjashti, rekomandojmë që paralelisht me procesimin e kërkesave për rastet që plotësojnë kriteret, si dhe ndjekjen operacionale të rasteve të pranuara nga ana e bankave, subjektet duhet të veprojnë gradualisht edhe për dokumentimin e marrëveshjeve të arritura, me qëllim shmangien e rrezikut ligjor dhe operacional.

–Së shtati, rekomandojmë që subjektet të dallojnë me një kod të veçantë të gjitha kreditë e miratuara me shtyrje të këstit, me qëllim raportimin e brendshëm dhe monitorimin e tyre në veçanti, por edhe raportimin në Bankën e Shqipërisë, sipas kërkesave në të ardhmen.

Riskedulimi i kësteve vlen deri në 31 maj

Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë miratoi shtimin e një dispozite të përkohshme në rregulloret e administrimit të rrezikut të kredisë për bankat dhe të administrimit të rrezikut në veprimtarinë e subjekteve financiare jobanka dhe të shoqërive të kursim-kreditit, e cila synon t’u krijojë lehtësi këtyre subjekteve, që në rastet e paaftësisë paguese e kredimarrësve gjatë periudhës tremujore, këto institucione të mos jenë subjekt i zbatimit të kërkesave të këtyre rregulloreve që lidhen me klasifikimin dhe krijimin e fondeve për provigjione.

Ky vendim mori në konsideratë faktin se nisur nga situata e krijuar, ngadalësimi i aktivitetit të njësive ekonomike apo pamundësia e lëvizjes së individëve, mund të përcjellë pasoja edhe në aftësinë paguese të tyre, duke krijuar vështirësi për shlyerjen e detyrimeve sidomos gjatë periudhës vijuese 3-mujore, kur pritet që shpërndarja e virusit të arrijë pikun e vet.

Në këtë mënyrë, do të jetë e mundur që bankat dhe institucionet e tjera financiare të sipërpërmendura të akomodojnë nevojat e klientëve për një riskedulim të kësteve të kredisë, duke mos i ngarkuar ata me penalitete apo me përkeqësim të statusit të kredimarrësit, duke qenë se mospagimi i kredisë ka ardhur si pasojë e kushteve të vështira të këtyre ditëve jashtë kontrollit të tyre.

Masat për riskedulimin e kësteve të kredisë hynë në fuqi në datën 13 mars 2020 dhe zgjasin deri në datën 31 maj 2020. Ato parashikojnë që, gjatë kësaj periudhe, ata kredimarrës individë dhe biznese, gjendja financiare e të cilëve përkeqësohet nga situata aktuale, mund të përfitojnë një shtyrje, deri në 3 muaj, të pagesave të kësteve të kredive të tyre, të marra nga institucionet financiare të licencuara nga Banka e Shqipërisë: banka, jobanka dhe shoqëri kursim-krediti. Në këtë pikë, theksojmë se ky është një proces që bën të mundur vetëm riskedulimin e detyrimeve që këta kredimarrës kanë, por jo falje të tyre.

Për të bërë të mundur këtë nevojitet që, të gjithë ata kredimarrës, biznese dhe individë, të cilët preken ekonomikisht dhe financiarisht nga kjo situatë, dhe që dëshirojnë të përfitojnë nga kjo lehtësi e ofruar, të kontaktojnë me institucionin financiar (bankë, jobankë, shoqëri kursim-krediti) me të cilin kanë marrëdhënien e kreditimit dhe të informojnë këta të fundit mbi këtë kërkesë.

Më pas, do të jetë institucioni financiar (banka, jobanka, shoqëria e kursim-kredititi) i cili, në bashkëpunim me kredimarrësin, do të vlerësojë kërkesën dhe, bazuar në specifikat e rastit, do të ofrojë edhe zgjidhjen përkatëse. Ndërkohë, kredimarrësit, aftësia paguese e të cilëve nuk preket apo dëmtohet nga kjo situatë, duhet të vijojnë normalisht shlyerjen e detyrimeve të tyre me këto institucione./ Burimi: Monitor



Ju sugjerojmë

Zvicra me tre shqiptarë, Yakin grumbullon mbrojtësin që braktisi Shqipërinë
Sport

Zvicra me tre shqiptarë, Yakin grumbullon mbrojtësin që braktisi Shqipërinë

2 Tetor, 2025 2:43 pm
Vrasja e Edmir Bregut, Avdylajt dhanë urdhër, ndihmës edhe vëllai i deputetit të PS
Kronikë

Vrasja e Edmir Bregut, Avdylajt dhanë urdhër, ndihmës edhe vëllai i deputetit të PS

2 Tetor, 2025 2:27 pm
“Pse ma le “seen”? Veliaj reagon sërish nga burgu: Rrjetet e mia sociale u trajtuan si skenë krimi
Aktualitet

Rekursi, avokatët e Veliajt: Tani që nuk është më kryetar nuk i rrezikon provat

2 Tetor, 2025 2:20 pm
Tentohet të helmohet Bashar al-Assad në Rusi, përfundon në spital
Bota

Tentohet të helmohet Bashar al-Assad në Rusi, përfundon në spital

2 Tetor, 2025 1:43 pm
Hodhën sende të forta gjatë ndeshjes Partizani-Elbasani, policia procedon 3 të rinj
Kronikë

Plagosja e gjimnazistëve në Kamzë, reagon Policia

2 Tetor, 2025 1:05 pm
Helmohen disa banorë në Bulqizë
Kronikë

Aksident në rrugën Bilisht-Kapshticë, humb jetën një person

2 Tetor, 2025 12:17 pm
Dy të mitur u qëlluan me thikë, sherri mes nxënësve nisi në oborrin e shkollës
Kronikë

Dy të mitur u qëlluan me thikë, sherri mes nxënësve nisi në oborrin e shkollës

2 Tetor, 2025 12:15 pm
VIDEO/Rama tallet me Trump në samitin e Komuniteti Politik Evropian,Macron e “godet”
Life Style

VIDEO/Rama tallet me Trump në samitin e Komuniteti Politik Evropian,Macron e “godet”

2 Tetor, 2025 12:10 pm
Moti i keq, anulohen lundrimet në linjën Durrës–Bari
Aktualitet

Moti i keq, anulohen lundrimet në linjën Durrës–Bari

2 Tetor, 2025 11:58 am
Moti i keq përfshin qarkun e Lezhës, dëbora arrin deri në 15 cm
Aktualitet

Moti i keq përfshin qarkun e Lezhës, dëbora arrin deri në 15 cm

2 Tetor, 2025 11:54 am
Para
Korea e Jugut, si e ndaloi gjenerali amerikan përhapjen e COVID-19

Korea e Jugut, si e ndaloi gjenerali amerikan përhapjen e COVID-19

Skuadrat nisin stërvitjen, Bundesliga “sfidon” koronavirusin

Skuadrat nisin stërvitjen, Bundesliga “sfidon” koronavirusin

COVID-19, Trump:Një medikament kundër malarias ka dhënë rezultate pozitive

COVID-19, Trump: Do të ketë shumë vdekje në javët e ardhshme në SHBA
















TE FUNDIT

Zvicra me tre shqiptarë, Yakin grumbullon mbrojtësin që braktisi Shqipërinë

Zvicra me tre shqiptarë, Yakin grumbullon mbrojtësin që braktisi Shqipërinë
2 Tetor, 2025

Trajneri i kombëtares së Zvicrës ka publikuar listën e futbollistëve të grumbulluar për sfidat me Suedinë dhe Slloveninë në kualifikueset...

Lexo më shumë

Vrasja e Edmir Bregut, Avdylajt dhanë urdhër, ndihmës edhe vëllai i deputetit të PS

Vrasja e Edmir Bregut, Avdylajt dhanë urdhër, ndihmës edhe vëllai i deputetit të PS
2 Tetor, 2025

SPAK ka zbuluar grupin kriminal që vrau Edmir Bregun, në 2021, për motive hakmarrjeje. Hetimi i kryer në bashkëpunim të...

Lexo më shumë

Rekursi, avokatët e Veliajt: Tani që nuk është më kryetar nuk i rrezikon provat

“Pse ma le “seen”? Veliaj reagon sërish nga burgu: Rrjetet e mia sociale u trajtuan si skenë krimi
2 Tetor, 2025

Avokatët e ish-kryetarit të bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj kanë paraqitur rekurs shtesë për zbutjen e masës për të. Teksa...

Lexo më shumë

Tentohet të helmohet Bashar al-Assad në Rusi, përfundon në spital

Tentohet të helmohet Bashar al-Assad në Rusi, përfundon në spital
2 Tetor, 2025

Një përpjekje për atentat ndaj ish-diktatorit sirian Bashar al-Assad ka ndodhur në Moskë. Sipas Observatorit Sirian për të Drejtat e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com