Numri i viktimave të personave të prekur nga koronavirusi ka kaluar më shumë se 60 mijë persona në të gjithë globin, sipas të dhënave të Johns Hopkins University. Italia dhe Spanja janë vendet më të goditura për sa u takon numrit të viktimave. Ndërkohë një rekord të trishtë kanë shënuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku sipas të njëjtit burim numri I viktimave në 24 orët e fundit ka qenë 1.480 persona. Në total, në SHBA që në nisje të pandemisë kanë vdekur 7.406 njerëz.
“Ka një rritje të numrit të personave të rinj apo edhe të atyre nën 60 vjeç që po preken rëndë dhe po humbasin jetën nga kroronavirus”, tha Maria Van Kerkhove, përgjegjëse teknike e programit të emerjgencave në OBSH, sikurse raportin Independent.
“Në kompleks pjesa më e madhe e të prekurve rëndë janë personat më të moshuar, por në disa vende po shohim njerëz në të 30-at, 40-at apo 50-at që hyjnë në terapi intensive dhe vdesin”.
Sikurse është bërë e njohur, virusi është më pak i përhapur tek fëmijët. Megjithatë deri tani, një fëmijë ka humbur jetën në SHBA, një tjetër në Mbretërinë e Bashkuar dhe një në Belgjikë. Gjithashtu një i sapolindur ka vdekur në shtetin e Illinois dhe ka me dhjetra fëmijë në të gjithë botën që kanë rezultuar pozitivë./Opinion.al