Gjermania i bëri thirrje administratës Trump t’i përmbahet rregullave të tregtisë globale, pasi Shtetet e Bashkuara akuzohen për konfiskimin e 200 mijë maskave të prodhuara për Gjermaninë.
Sipas ministrisë së Brendshme, maskat ishin porositur nga policia e Berlinit, por nuk mbërritën kurrë në destinacion, pasi ishin konfiskuar në Bangkok.
Kompania amerikane që i prodhoi, “3M”, u ndalua të eksportojë pajisjet mjekësore në vendet e tjera mbi bazën e një ligji të kohës së luftës me Korenë, i aktivizuar nga presidenti amerikan Donald Trump.
Ndërsa njoftoi hyrjen në fuqi të ligjit të luftës ditën e premte, kreu i Shtëpisë së Bardhë tha se pajisjet mjekësore nevojiteshin brenda vendit.
Sakaq, teksa pandemia e koronavirusit përkeqësohet, kërkesa për pajisjet jetësore është rritur ndjeshëm dhe përpjekja për të siguruar maska në këtë kohë, krahasohet me “gjueti thesari”./Opinion.al