Një qytet me 41 mijë banorë në perëndim të Gjermanisë, Heisnberg, shumë afër kufirit me Holandën, është një nga vatrat më të nxehta të pandemisë në vend.
Pikërisht për këtë, “Heinsberg”, u kthye në një cështje shkencore të mirëfilltë, nga profesori Hendrik Streeck, virolog i Universitetit të Bonit.
Streeck ka publikuar raportin, ku sqaron se rreth 1000 personave që kanë bërë testimin me tampon, u është analizuar në detaj çdo lëvizje në javët para infektimit, si dhe janë marrë në pyetje familjarët dhe të njohurit.
Profesori Streeck deklaroi se në hulumtimin e bërë “nuk kemi patur asnjë infeksion që ishte marrë në një dyqan, ose në një mjet publik”.
“Besoj se dyqane dhe restorante mund të jenë të sigurta, me distancat e duhura. Janë eventet masive që shkaktojnë vatrat e rrezikshme”, thotë ai, duke vënë re se festimi i Karnavaleve në Këln, qytet afër Heisnbergut, kishte përhapur virusin në atë qytezë, ashtu sic kishte ndodhur me ndeshjen Atalanta-Valencia në Itali dhe Spanjë.
Për profesorin, eventet masive nuk duhet të përsëriten për një kohë të gjatë, edhe pas përfundimit të emergjencës.
Sipas tij, duke mbajtur gjithmonë distancat dhe rregullat higjienike bazë, jeta mund të rifillojë deri diku normalisht, sepse vdekja e disa personave nuk mund tëvendosënë rrezik mundësinë e mbijetesës e të tjerëve, dhe se qeveritë duhet të investojnë në testime, sepse vetëm këto mund të lokalizojnë vatrat dhe t’i “shuajnë” ato.
Sakaq, Gjermania ka kaluar edhe Kinën tashmë për numrin e të infektuarve me COVID-19, me afër 85 mijë, ndërkohë që më shumë se 1100 janë viktimat./Opinion.al