Në vendin tonë janë shëruar 67 persona të prekur nga koronavirusi.
Lajmi i mirë u bë me dije në orët e vona të së martës nga Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, e cila njoftoi se 15 persona të tjerë janë shëruar nga koronavirusi.
“LAJM I MIRË?? Edhe 1️⃣5️⃣ të shëruar sot nga ?#COVID-19?
Shkon në 6️⃣7️⃣ numri i të shëruarve ✅”, shkruan Manastirliu.
Ndërkohë, ka shkuar në 243 numri i personave të prekur nga koronavirusi në Shqipëri, ku në 24 orët e fundit janë konfirmuar 20 raste të reja me COVID-19./Opinion.al