Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

400 milion lekë për të rikonstruktuar zyrat, PD: Të anulohen menjëherë

2020/03/29 at 5:45 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
400 milion lekë për të rikonstruktuar zyrat, PD: Të anulohen menjëherë

Partia Demokratike ka akuzuar sot qeverinë se po shpenzon para për zyra dhe rikonstruksione, ndërkohë që vëmendja duhet të jetë tek forcimi i sistemit shëndetësor.

Përmes një daljeje për mediat, Enkelejd Alibeaj është shprehur se qeveria duhet të anulojë menjëherë tenderin 411 milionë lekë për të rikonstruktuar zyrat e administratës së Spitalit të Traumës, duke e quajtur këtë një akt unik në Europë.

Deklarata e plotë:

Në vend që të shpenzojë çdo qindarkë për të forcuar sistemin shëndetësor, për të garantuar testimin e mjekëve dhe të qytetarëve, Edi Rama ka hapur tender për rregullim të zyrave.

Në kulmin e krizës, kur pandemia po bëhet më agresive, qeveria e ka mendjen të shpenzojë mbi 400 milionë lekë për zyra.

Në kulmin e krizës ekonomike, ku mijëra qytetarë janë sot në pamundësi për të siguruar ushqimin e femijëve, Edi Rama planifikon të japë 400 milion lekë për zyra.

Në kulmin e krizës, ku mijëra biznese janë gati të shpallin falimentin e të lënë mijëra qytetarë pa punë, Edi Rama kërkon të japë 400 milion lekë vetëm për zyra.

Tenderi 411 milionë lekë për të rikonstruktuar zyrat e administratës së Spitalit të Traumës është unik sot në Europë.

Spitalet tani nuk kanë nevojë për kulltuqe të rehatshëm. Mjekët duan së pari të mbrohen vetë dhe të kenë mundësi të gjurmojnë virusin, që sëmundja të mos kapet në momentet e fundit dhe numri i atyre që humbin jetën të mos rritet.

Pas hedhjes të 29 milionë eurove për beton, tenderi i rregullimit të zyrave të spitalit të Traumës është një nga provat e shumta të papërgjegjshmërisë të Edi Ramës.

Prioriteti numër një i buxhetit të shtetit duhet të jetë shëndetësia, pajisja e mjekëve me mjete mbrojtëse.

Qeveria duhet të anullojë menjeherë tenderin prej 411 milionë lekë për rikonstruksion zyrash. Qeveria të ndërpresë tenderat dhe transfertat e thesarit që nuk adresojnë pasojat e koronavirusit.

Buxheti ka para, por ato po përdoren  për kolltuqe zyrash, për betonin e klinetëve të qeverisë dhe për koncesionet e miqve okigarkë të të Edi Ramës, jo për qytetarët dhe biznesin, që sot janë në ditën më të zezë./Opinion.al

Etiketa: PDqeveria

Ju sugjerojmë

Spiropali për gjyqin ndaj ish-krerëve të UÇK: Drejtësia të mundë padrejtësinë
Politikë

Spiropali për gjyqin ndaj ish-krerëve të UÇK: Drejtësia të mundë padrejtësinë

15 Shtator, 2025 3:49 pm
Ambasada e SHBA në Kosovë: Na duhet partner që shmang veprimet destabilizuese
Rajoni

Ambasada e SHBA në Kosovë: Na duhet partner që shmang veprimet destabilizuese

15 Shtator, 2025 3:35 pm
Olsian Çela takim me drejtuesin e Prokurorisë për Krimin e Organizuar të Serbisë
Aktualitet

Olsian Çela takim me drejtuesin e Prokurorisë për Krimin e Organizuar të Serbisë

15 Shtator, 2025 3:06 pm
Rama denoncon gjyqtarin Boshku: Urdhëroi rikthimin në detyrë të kreut të AMP Vlorë
Kryesore

Rama denoncon gjyqtarin Boshku: Urdhëroi rikthimin në detyrë të kreut të AMP Vlorë

15 Shtator, 2025 2:49 pm
11 komisioneve parlamentare, Bardhi: E papranueshme për PD
Politikë

11 komisioneve parlamentare, Bardhi: E papranueshme për PD

15 Shtator, 2025 2:46 pm
Balla: Në fazën ku ndodhemi, Komisioni i Integrimit duhet drejtuar nga mazhoranca
Politikë

Balla: Në fazën ku ndodhemi, Komisioni i Integrimit duhet drejtuar nga mazhoranca

15 Shtator, 2025 2:45 pm
Presidenti Ceferin: Federata shqiptare në UEFA, efiçente, futbolli mbi politikën
Sport

Presidenti Ceferin: Federata shqiptare në UEFA, efiçente, futbolli mbi politikën

15 Shtator, 2025 2:37 pm
Rama këshillon deputetët e rinj të PS: Kujdes me komunikimin dhe…
Kryesore

Rama këshillon deputetët e rinj të PS: Kujdes me komunikimin dhe…

15 Shtator, 2025 1:49 pm
Berisha: “Diella Rama” do përdoret që të largohet përgjegjësia nga vjedhjet
Kryesore

Berisha: “Diella Rama” do përdoret që të largohet përgjegjësia nga vjedhjet

15 Shtator, 2025 1:19 pm
Sekuestrohen 33 apartamente e 15 makina, të dyshuara si të përfituara nga krimi
Kronikë

Sekuestrohen 33 apartamente e 15 makina, të dyshuara si të përfituara nga krimi

15 Shtator, 2025 12:50 pm
Para
Infermierja shqiptare që shkoi në Itali: E di ç’po ndodh, por nuk trembem

Infermierja shqiptare që shkoi në Itali: E di ç'po ndodh, por nuk trembem

Vetëvritet politikani gjerman,nuk përballoi stresin e krijuar nga COVID-19

Vetëvritet politikani gjerman,nuk përballoi stresin e krijuar nga COVID-19

Koronavirus/Testohet medikamenti i ri në Itali

756 të vdekur në 24 orë, Italia kalon 10 mijë viktima

TE FUNDIT

Spiropali për gjyqin ndaj ish-krerëve të UÇK: Drejtësia të mundë padrejtësinë

Spiropali për gjyqin ndaj ish-krerëve të UÇK: Drejtësia të mundë padrejtësinë
15 Shtator, 2025

Mbrojtja në gjykimin e katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi...

Lexo më shumë

Ambasada e SHBA në Kosovë: Na duhet partner që shmang veprimet destabilizuese

Ambasada e SHBA në Kosovë: Na duhet partner që shmang veprimet destabilizuese
15 Shtator, 2025

Shteteve të Bashkuara i duhet një partner në Kosovë i cili e kupton nevojën për t’i shmangur veprimet destabilizuese, ta...

Lexo më shumë

Olsian Çela takim me drejtuesin e Prokurorisë për Krimin e Organizuar të Serbisë

Olsian Çela takim me drejtuesin e Prokurorisë për Krimin e Organizuar të Serbisë
15 Shtator, 2025

Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela, u takua sot me drejtuesin e Prokurorisë për Krimin e Organizuar të Serbisë, Mlladen Nenadiç....

Lexo më shumë

Rama denoncon gjyqtarin Boshku: Urdhëroi rikthimin në detyrë të kreut të AMP Vlorë

Rama denoncon gjyqtarin Boshku: Urdhëroi rikthimin në detyrë të kreut të AMP Vlorë
15 Shtator, 2025

Kryeministri Edi Rama ka denoncuar publikisht një tjetër gjyqtar, Marko Boshkun, në lidhje me një vendim për rikthimin në detyrë të kreut...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com