Në Itali, 889 persona kanë ndërruar jetë 24 orët e fundit nga COVID-19 sipas të dhënave të fundit të publikuara nga autoritetet ditën e sotme. Kjo bën numri i jetëve të humbura për shkak të pandemisë në Itali të kalojë 10 mijë.
Sa i përket numri të rasteve të reja ato janë 3,651, një rënie nga dita e djeshme ku u raportuan 4,401 raste. Numri i përgjithshëm i rasteve me COVID-19 në Itali është rreth 90 mijë.
Lajmi i mirë është se numri i personave të shëruar është trefishuar krahësuar me ditën e djeshme. 1,434 persona e kanë kaluar sëmundjen krahësuar me vetëm 589 që u raportuan dje. Në total rreth 12 mijë persona janë shëruar nga koronavirusi. /Opinion.al