McDonald’s, Coca-Cola, Audi dhe Volkswagen janë disa nga markat më të famshme në botë të cilat kanë nisur ta zbatojnë distancimin social, duke filluar nga logot e tyre.
Korporatat e mëdha kanë gjetur këtë mënyrë kaq unike për të përçuar mesazhin e respektimit të distancimit social, një prej masave kryesore të rekomanduara për të frenuar përhapjen e koronavirusit të ri, Covid-19.
Distancim social kërkon nga njerëzit që të qëndrojnë të paktën 1,5 metra larg njëri-tjetrit për të mos lejuar përhapjen e virusit te njerëzit.
Edhe pse qëllimi fillestar është pozitiv, ekspertët e marketingut theksojnë se mesazhi rrezikon të zbehë seriozitetin e situatës kur ndodhemi.
“Kjo nuk është shaka. Logot mund të zvogëlojnë rëndësinë e mesazhit bazë, që është ruajtja e distancës, por gjithsesi vlerësohet krijimtaria dhe dëshira për të dhënë këtë mesazh të rëndësishëm” u shpreh për CNN Business, Douglas Sellers, drejtor ekzekutiv i krijimtarisë në kompaninë e marketingut Siegel+Gale./Opinion.al