Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se ka shkuar në 197 numri i personave të prekur nga koronavirusi në Shqipëri, ndërsa ka shkuar në 10 numri i personave që kanë ndërruar jetë.
Në 24 orët e fundit janë testuar 79 persona të dyshuar, prej të cilëve janë konfirmuar 11 raste të reja me COVID-19.
Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:
– Tiranë 113 raste
– Durrës 11 raste
– Lushnje 4 raste
– Elbasan 5 raste
– Rrogozhinë 2 raste
– Fier 21 raste
– Kavajë 4 raste
– Korçë 12 raste
– Vlorë 5 raste
– Shkodër 4 raste
– Lezhë 4 raste
– Berat 1 raste
– Has 2 raste
– Krujë 3 raste
-Tropojë 3 raste
– Pukë 3 raste
Gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë dy pacientë në spitalin Infektiv, një 67 vjecar nga Tirana dhe një 72-vjecare nga Vlora./Opinion.al