Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Lažni car Šćepan Mali”

2020/03/26 at 11:40 AM
në Te Fundit, Unë shkruaj
Kohë leximi: 6 min
A A
“Lažni car Šćepan Mali”

Migjen Kelmendi


Gjate krejt kesaj kohe, jam permbajt ne gjykime dhe vleresime te veprimeve te Albin Kurtit, per mos me ja prishe egzaltimin e tij me fitoren ne zgjedhjet e 6 Tetorit, dhe me ja njofte te drejten qe ai me shfrytezue kete rast te rralle qe ju ofrue, me i prie nji qeverie.

Te gjithe i kishin kthye syte kah ai….ja kishin besue voten, kishin projektue shpresen te ai…pritjet….

E ai?

E dhiu, si kishte me thane ambasadorja amerikane Ann Jacobson!

U vetedorezue, iku, e gjuejti shpresen dhe pritjet e ethshme qe i kishin projektue besimtaret e tij, xhemati i tij, njashtu siç e gjuejti flamurin kombetar diten qe i fitoi zgjedhjet.

Por, nuk iku pa drame. Provokoi qellimisht krizen qeveritare, per me u viktimizue edhe njihere. Ndertoi nji situate dramatike ku rolin kryesor prej viktime ja kishte nda vetes, dhe bash ne diten e vdekjes se nji aktoreje te madhe, na pame aktrimin dhe talentin e tij me u shtihue, ne dramen skenarin e te ciles e kishte shkrue vet, ku ne nji bote te shemtueme e te lige, ishte nji hero shpetimtar, te cilin e penguen ne misionin  tij fisnik! Na pame aktin e pare, ne skenarin e tij. Ne aktin e dyte, ai do duhej me u kthye, me u ringjall, edhe ma i fuqishem. Si ne filmat e Kinostudios “Shqiperia e Re”! 

Dhe nuk asht puna se deshtoi e iku, se Kurti na shfaqi nji talent prej aktori e drama queen’i, po se çka i bani Prishtines. 

Qysh arriti ky njeri me kompromitue dhe çnderue Prishtinen qe e njoh une, qysh e manipuloi dhe trulloi Prishtinen qytetare, Prishtinen e nomenklatures se Krahines Socialiste Autonome te Kosoves (KSAK), Prishtinen europiane ne orientim, nji populist i rendomte, qe e valonte Flamurin kombetar, e fliste per Bashkimin me Shqipnine?

Çka pane ata te nji djal gjyse i shkolluem, gjyse i lexuem, njaq i ri e njaq demagog, me talent aktrimi, me ideologji te korruptueme majtiste, qe folke me sofizma, me argumente te rreme, qe adaptonte, keqinterpretonte dhe praptonte realitetet politike, sa me projektue shpresen per te ardhmen e Kosoves te ky person, qe me prejardhje asht prej Malit te Zi, historia e te cilit vend e njeh nji figure shume interesante – “Lažni car Šćepan Mali”? (Per kete figure ma vone).

Qysh e manipuloi rinine e Prishtines, qe gjysen e fjalorit kur flasin shqip e kane anglisht, qe jane vegjetarian e vegan, qe shkepin link’a me web-faqe njerezish te ditun, dokumentaresh te famshem, librash qe duhet me i lexue, link’a muzike alternative, arti kontemporan e nutricionizmi, dashnie ndaj kafsheve dhe mirekuptimi per LGBT, sa me i ndrrye e me i perlye keta ‘shpirta te lire’ me narracionin e tij nacionalist e perjashtues?

Ku hupi dallimi mes faktit e fikcionit, mes reales e te rremes sa mos me pa natyren autokrate te Albin Kurtit, ambicien e smute, traumen e dhembjen e mbrendshme te tij, gjakimin per pushtet absolut, aktrimin e tij, menyren se si e turpnoi partine e tij sa me mbete e vetmja figure e dallueshme ne ate mase njerezish.

Qysh nuk e pane lakmine e tij te mshefun me qene Thaç ne vend te Thaçit?

Ky person ju kishte premtue qytetareve te Prishtines europiane se, ka me jau kthye flamurin kombetar ne Kuvend, ka me heq prej institucioneve “flamurin lara-lara”, ka me realizue andrren e moçme te bashkimit me Shqipnine, ka me rrxue Hashim Thaçin, ka me i burgos krejt hajnat institucional, s’ka me vazhdue dialogun me Serbine, ka me fole me serbet e Kosoves e jo me Vucicin, s’ka me heq taksen, po ka me ja shtue edhe reciprocitetin Serbise, ka me zhduk papunesine, ka me krijue barazine shoqnore, ka me i tatimue te pasunit e me ja shkep fondet te varfunve….

Qe t’mos e zgjas, a e dini ku asht tragjedia e krejt ketij rrefimi: qytetaret e Prishtines i besuen ketij personi (sic!) Ndertuen xhami prej nji partie, dhe e shpallen ajatollah nji ateist, e veten e auto-xhematizuen!

Njerez te shkolluem, te emancipuem, prinde te femijve me master e doktoratura, familje te nomenklatures se KSAK, inxhiniera e mjek, avokate e arkitekta, ekonomista e jurista, me tituj akademik e pa ta, sharllatana e horra, moter e vlla, djem e çika te reja, qytetare te thjeshte – projektuen shpresen per Kosoven te ky person!

Treguen dhe deshmuen nji fuqi te hatashme mos me pa me sy çele! Missing the obvious, kishin me thane anglezet. Prishtina qytetare deshmoi tragjikisht se ka talent per mos me i pa argumentet qe nuk pershtateshin me pritjet dhe projekcionet e tyne qe i kishin investue te ky person.

Nuk e pane demagogjine e tij, lojen me simbole e tema te medhaja, nacionalizmin e populizmin e tij te rendomte, ideologjine e korruptueme qe nuk i qendronte asnji veshtrimi ma te vogel kritik, sofizmat e tij. Aktrimin e tij.

Nuk e hetuen se sa pak i çmon bash ata qe po i shkojne tepermbas. Nuk e pane se si po i nençmon, manipulon. Po i xhematizon.

Nuk e pane se ende valon flamuri lara-lara ne institucionet qe tash i udheheqte ai.

Nuk e pane se ku e largoi dhe ku e gjuejti flamurin kombetar. Jo se nuk foli ma per bashkimin me Shqipnine, po shkoj e u perla me Edi Ramen, mentorin e tij shpirtnor.

Nuk e pane se nisi me fole me Serbine, se e hoqi taksen, se u ba gati me udheheq dialogun.

Nuk pane se nuk ka ekip, se nuk ka pervoje, nuk ka program qeverises, me nji fjale, se nuk ka kapacitet me i prie nji qeverie.

Nuk e pane se ky person po i rrezikon relacionet e Kosoves me SHBA, a thue se po e ndjek naj skenar konspirativ Serbie.

Nuk e pane se Kurti ishte vetem i obsesionuem me Thaçin, se donte me u ba Thaç ne vend te Thaçit. Asgja ma shume.

Dhe, ne fund, kur e pa qe s’mundet – iku!

I dezertoi me lehtesi te padurueshme shpresat e Prishtines, shpresat e atyne qe i shkojshin tepermbas!

I gjuejti si flamurin kombetar.

Prishtina prape, per kushedi te saten here, perjetoi – shok! Trandje! Si me shfaqjen e UÇK, me luften, me fitoren e PDK, me shtetin qytetar, me flamurin dhe ikonografine e re, me Thaçin kryetar. Prishtina prej mbaslufte e deri te vetedorezimi i Kurtit po jeton mbrenda nji situate ciklike traumash e trandjesh politike. Mbrenda shoku. Dhe kurqysh s’po mun e gjen daljen nga ky rreth vicioz.   

Qysh asht e mundun qe krejt keto argumente ashiqare, mos me i pa nji Prishtine e edukueme, e qytetnueme?

Prishtina nuk e pa ate qe dokej ashiqare: se Albin Kurti ishte vetem nji – “Lažni car Šćepan Mali”. Nji aktor.

Po çka asht historia e ketij Cari.

Mali i Zi, ne historine e tij e ka regjistrue egzistencen e nji Cari (Mbreti), me emnin Šćepan Mali (Shqepani i vocerr), i cili e ka udheheq Malin e Zi nga viti 1767 e deri ne vdekje te tij me 1773. Šćepan Mali iu pat imponue parise malazeze si nji njeri nobel, si Car, me emnin Cari rus Petar III. Kur malazezet e kuptuen se ai ishte vetem nji hokaxhi e aktor, u paten shokue. Cari ju duel mashtrues, nji horr dhe dilinxhi, nji aktor i rreme, per te cilin ka pase shkrue edhe poeti i madh malazez, Njegos. Historia e ketij Cari te rreme, dilinxhi, asht shume interesante, diçka si e Kurtit, por perkunder Kurtit, Šćepan Mali edhe pse mashtrues e dilinxhi, e pat unifikue Malin e Zi, u pat lidhe me Rusine, i pat fitue do lufta dhe pat arrite me mbajt pushtetin nja 6 vjet, ndersa Kurti e humbi pushtetin dhe e shpartalloi unitetin vetem per 50 dite, e polarizoi Kosoven deri ngat luftes vllavrasese, dhe e hupi ‘luften’ dhe partnerin ma te randesishem qe Kosova najhere e ka pase – SHBA.

Dhe krejt kete – Prishtina nuk e pa (sic!)

Nuk e pa se Albin Kurti deshti me u ba vetem – Thaç ne vend te Thaçit!

Dhe, deshtoi.

Shokante!

I gjuejti krejt, njashtu siç e gjuejti flamurin kombetar!



Ju sugjerojmë

Costa: Shqetësuese veprimet ndarëse të Republikës Sërpska
Rajoni

Costa: Shqetësuese veprimet ndarëse të Republikës Sërpska

13 Maj, 2025 8:35 pm
PS merr Kombinatin, Blendi Gonxhe: Jemi rritur, morëm 54.5% të votave!
Politikë

PS merr Kombinatin, Blendi Gonxhe: Jemi rritur, morëm 54.5% të votave!

13 Maj, 2025 8:19 pm
Bie me dy mandate PD-ja, shtohen PS-ja dhe Mundësia
Politikë

Bie me dy mandate PD-ja, shtohen PS-ja dhe Mundësia

13 Maj, 2025 8:07 pm
Janë në listat e mbyllura, ja emrat e kandidatëve që fituan karrigen në Kuvend
Kryesore

Janë në listat e mbyllura, ja emrat e kandidatëve që fituan karrigen në Kuvend

13 Maj, 2025 7:43 pm
E uroi për fitoren e zgjedhjeve, Rama i përgjigjet Melonit: Faleminderit motër!
Politikë

E uroi për fitoren e zgjedhjeve, Rama i përgjigjet Melonit: Faleminderit motër!

13 Maj, 2025 7:35 pm
Zgjedhjet e 11 Majit, Giorgia Meloni uron kryeministrin Rama për fitoren
Bota

Zgjedhjet e 11 Majit, Giorgia Meloni uron kryeministrin Rama për fitoren

13 Maj, 2025 7:24 pm
Një mandat në qarkun e Fierit? Lapaj: Jemi pranë fitores!
Kryesore

Një mandat në qarkun e Fierit? Lapaj: Jemi pranë fitores!

13 Maj, 2025 7:09 pm
Kush është kandidati për deputet më i votuar deri më tani
Politikë

Kush është kandidati për deputet më i votuar deri më tani

13 Maj, 2025 6:40 pm
Parlamentarët britanikë kërkojnë ndryshim të politikës së jashtme ndaj Serbisë
Rajoni

Parlamentarët britanikë kërkojnë ndryshim të politikës së jashtme ndaj Serbisë

13 Maj, 2025 6:32 pm
Kosova dhe SHBA forcojnë bashkëpunimin ushtarak me marrëveshjen CISMOA
Rajoni

Kosova dhe SHBA forcojnë bashkëpunimin ushtarak me marrëveshjen CISMOA

13 Maj, 2025 6:08 pm
Para
Mposhti koronavirusin, i riu tregon si nisën simptomat

Mposhti koronavirusin, i riu tregon si nisën simptomat

Hotelet luksoze që ofrojnë karantinë “vip” dhe tampon për testimin

Hotelet luksoze që ofrojnë karantinë “vip” dhe tampon për testimin

Ambasadori amerikan akuza Kinës: Ka vënë në rrezik të gjithë botën

Ambasadori amerikan akuza Kinës: Ka vënë në rrezik të gjithë botën
















TE FUNDIT

Costa: Shqetësuese veprimet ndarëse të Republikës Sërpska

Costa: Shqetësuese veprimet ndarëse të Republikës Sërpska
13 Maj, 2025

Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, gjatë një vizite në Sarajevë më 13 maj, shprehu shqetësim për siç i quajti...

Lexo më shumë

PS merr Kombinatin, Blendi Gonxhe: Jemi rritur, morëm 54.5% të votave!

PS merr Kombinatin, Blendi Gonxhe: Jemi rritur, morëm 54.5% të votave!
13 Maj, 2025

Njësia bashkike e Kombinatit në kryeqytet ka përfunduar procesin e numërimit të votës për zgjedhjet parlamentare, ku ka triumfuar Partia...

Lexo më shumë

Bie me dy mandate PD-ja, shtohen PS-ja dhe Mundësia

Bie me dy mandate PD-ja, shtohen PS-ja dhe Mundësia
13 Maj, 2025

Numërimi i votave në Shqipëri po shkon drejt përfundimit. Teksa kanë mbetur edhe 64 kuti pa u numëruar ka një...

Lexo më shumë

Janë në listat e mbyllura, ja emrat e kandidatëve që fituan karrigen në Kuvend

Janë në listat e mbyllura, ja emrat e kandidatëve që fituan karrigen në Kuvend
13 Maj, 2025

Në zgjedhjet e 11 Majit një pjesë e kandidatëve për deputetë ishin në pjesën e mbyllur të listave. Pra mjaftonte...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com