Zv/ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli, është shprehur sot se në spitalin Infektiv ndodhen aktualisht 72 pacientë të shtruar të prekur me COVID-19.
4 prej tyre janë në terapi intensive, ndërsa 3 pacientë janë të intubuar në gjendje të rëndë. Ndërsa pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente.
“Në spitalin Infektiv ndodhen aktualisht 72 pacientë të shtruar, 4 prej tyre janë në terapi intensive (3 pacientë janë të intubuar në gjenje të rëndë). Ndërsa pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente.“/ Opinion.al