Në kuadrin e masave lehtësuese për bizneset si pasojë e situatës së koronavirusit, bashkia e Tiranës nuk do të marrë taksën e hapsirës publike për muajn mars dhe prill.
Lajmin e ka dhënë kryebashkiaku Veliaj ndërsa nga kjo masë pritet të përfitojnë rreth 10 mijë biznese në Tiranë.
“10 mijë biznese që janë në Tiranë dhe që përdorin hapësirën publike ne do të falim taksën e hapësirës publike për të gjithë periudhën e marsit dhe do t’i paraprijmë edhe prillit. Pra për mars dhe prill, bëhet 0 taksa për bizneset që përdorin hapësirën publike në Tiranë. Ndërkohë që për çdo detyrim tjetër do të shtyhet për në Qershor. Kështu që askush nuk duhet të ketë ankthin se do të ketë kamatvonesë ose penalizime. Duke e shtyrë për në qershor i japim një hapësirë kujtdo që të bëjmë edhe ne reduktimin e muajve që nuk ka pasur punë”, tha Veliaj në një intervistë televizive. /Opinion.al