Koreja e Jugut raportoi numrin më të ulët të rasteve të reja me koronavirus, që nga kulmi i infektimeve katër javë më parë.
Autoritetet raportuan vetëm 64 raste të reja në 24 orët e fundit, të cilat e çojnë në 8,961 numrin e të infektuarve në vend, nga ku, 111 pacientë kanë humbur jetën.
Megjithatë, zyrtarët, paralajmërojnë se Koreja e Jugut vazhdon të përballet me luftë të ashpër kundër koronavirusit.
Aktualisht në qendër të pandemisë është Evropa Jugore. Italia ka raportuar për 651 viktima të reja të dielën, të cilat e çojnë në mbi 5,470 numrin e viktimave atje. Ndërsa në Spanjë, mbi 1,720 pacientë kanë nhumbur jetën./Opinion.al