Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Basha letër OBSH-së, i kërkon materiale testuese dhe pajisje për mjekët

2020/03/20 at 11:18 AM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
“Autokrat në pushtet me ndihmën e krimit” Basha poston video-mesazhin

Kreu i opozitës Lulzim Basha i është drejtuar me një letër kreut të zyrës së OBSH në Tiranë, Raul Gonzales.


Në letrën e tij Basha i kërkon OBSH-së që të ndihmojë autoritetet duke i pajisur me sa më shumë materiale testuese.

“Duke qenë të ndërgjegjshëm për mundësitë e pakta që kanë autoritetet tona për ta përballuar të vetëm këtë situatë, si dhe duke shfrytëzuar këtë mundësi komunikimi, dëshiroj t’Ju kërkoj që të ndihmoni autoritetet shqiptare dhe Shqipërinë me sa mundeni, për marrjen e sa më shumë pajisjeve testuese, të kiteve testuese dhe të tjerave materiale testuese”, shkruan Basha.

Ai kërkon gjithashtu mbështetje për personelin mjekësor me pajisjet e nevojshme për tu mbrojtur nga transmetimi i koronavirusit.

“Gjithashtu, stafet mjekësore janë të ekspozuar nga infektimi me virusin COVID-19. Për këtë arsye, do të ishim shumë mirënjohës nëse do të ndihmonit në sigurimin e një sasie të konsiderueshme vjeshjesh dhe pajisjeve mbrojtëse të tjera të domosdoshme për të mbrojtur stafet tona mjekësore”, shton ai.

Në letrën e tij Basha thekson mesazhin e Drejtorit të Përgjithshëm të OBSH-së i cili ka bërë thirrje për rrijte të numrit të testimeve dhe nënvizon se “çdo ditë numri i raportuar për testime nga autoritetet shtetërore vjen në rënie”, gjë që sipas tij vjen nga mungesa e mjeteve për të kryer testimin.

Letra e plotë

I nderuar Dr. Gonzalez,

Fillimisht më lejoni që, në emër të Partisë Demokratike të Shqipërisë dhe Opozitës së Bashkuar, t’ju shpreh mirënjohjen time të thellë për punën intensive dhe mbështetjen që keni dhënë, veçanërisht gjatë kësaj periudhe, ku Shqipëria zyrtarisht është vend i prekur nga përhapja e virusit COVID-19. Ndihma dhe përkrahja juaj për autoritetet shtetërore ka qenë thelbësore për përballimin e deritanishëm të situatës. Shpreh bindjen se kjo mbështetje do të jetë e vazhdueshme dhe për këtë dua t’Ju falenderoj në emër të të gjithë bashkëqytetarëve të mi.

Partia Demokratike po ndjek nga afër situatën e krijuar dhe menaxhimin e saj nga autoritetet shtetërore. Me shumë shqetësim marrim çdo ditë me qindra mesazhe nga qytetarë të ndryshëm, që shprehen se kanë shfaqur të gjitha shenjat e ngjashme që të bëjnë të dyshosh se janë të prekur nga visusi COVID-19, që telefonojnë Shërbimin Kombëtar të Urgjencës në numrin 127 për të kërkuar ndihmë dhe për t’ju mundësuar testimin, por që e kanë patur të pamundur realizimin e tij. Vetë Qeveria ka raportuar se janë rreth 120 mijë qytetarë që janë nën regjimin “Karantinë e detyrueshme”, pra persona që kanë potencial të lartë që mund të jenë prekur nga virusi.

Sikurse jeni në dijeni, vetë Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, z. Tedros Adhanom Ghebreyesus u ka bërë thirrje shteteve që mënyra më e mirë për të parandaluar përhapjen e këtij virusi është testimi dhe izolimi. Ai është shprehur se: “Ne kemi parë një rritje të numrit të të infektuarve, por jo një rritje në testet e bëra dhe masave izoluese. Nëse do të luftosh një pandemi, duhet të shkatërrosh zinxhirin e përhapjes. Këtë gjë mund ta bësh vetëm duke testuar dhe izoluar të gjitha rastet. Mesazhi ynë i vetëm është, testim testim, testim”.

Mirëpo, duke filluar nga data 11 Mars 2020, çdo ditë numri i raportuar për testime nga autoritetet shtetërore vjen në rënie. Nga informacionet tona, kjo është shkaktuar nga mungesa e pajisjeve testuese, të kiteve testuese dhe të tjerave materiale testuese.

Duke qenë të ndërgjegjshëm për mundësitë e pakta që kanë autoritetet tona për ta përballuar të vetëm këtë situatë, si dhe duke shfrytëzuar këtë mundësi komunikimi, dëshiroj t’Ju kërkoj që të ndihmoni autoritetet shqiptare dhe Shqipërinë me sa mundeni, për marrjen e sa më shumë pajisjeve testuese, të kiteve testuese dhe të tjerave materiale testuese. Vetëm duke shtuar numrin e testimeve dhe duke verifikuar në kohë çdo person të dyshuar si të prekur nga virusi, ne arrijmë të izolojmë personin në kohë dhe të frenojmë përhapjen e virusit në numër më të lartë qytetarësh.

Gjithashtu, stafet mjekësore janë të ekspozuar nga infektimi me virusin COVID-19. Për këtë arsye, do të ishim shumë mirënjohës nëse do të ndihmonit në sigurimin e një sasie të konsiderueshme vjeshjesh dhe pajisjeve mbrojtëse të tjera të domosdoshme për të mbrojtur stafet tona mjekësore.

Me bindjen se Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe përfaqësia e saj në Shqipëri, do të vazhdojë të japë një mbështetje të fuqishme për të mbrojtur jetën dhe shëndetin e qytetarëve shqiptarë, me lejoni të shpreh konsideratën time më të lartë për punën tuaj të jashtëzakonshme.

Me respekt,

Lulzim BASHA. /Opinion.al



Ju sugjerojmë

Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:13 pm
Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”

7 Qershor, 2025 8:49 pm
“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid
Kryesore

“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid

7 Qershor, 2025 8:34 pm
Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë
Kryesore

Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë

7 Qershor, 2025 8:21 pm
Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”

7 Qershor, 2025 7:42 pm
Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen
Kryesore

Shqipëri-Serbi, Silvinjo i shtang të gjithë/ Publikohen formacionet zyrtare

7 Qershor, 2025 7:23 pm
Kombëtarja e Serbisë niset nga hoteli drejt stadiumit “Air Albania”
Kryesore

Kombëtarja e Serbisë niset nga hoteli drejt stadiumit “Air Albania”

7 Qershor, 2025 7:02 pm
“Hasmi i vjetër s’bahet mik i ri”, banderola e tifozëve para ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

“Hasmi i vjetër s’bahet mik i ri”, banderola e tifozëve para ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 6:37 pm
Shqipëri-Serbi/ Këngë patriotike dhe atmosferë festive, tifozët ia marrin valles
Kryesore

Shqipëri-Serbi/ Këngë patriotike dhe atmosferë festive, tifozët ia marrin valles

7 Qershor, 2025 6:22 pm
Veliaj mesazh për Kombëtaren Kuqezi para ndeshjes Shqipëri-Serbi: Na bëni krenarë
Kryesore

Veliaj mesazh për Kombëtaren Kuqezi para ndeshjes Shqipëri-Serbi: Na bëni krenarë

7 Qershor, 2025 6:18 pm
Para
Trump tërheq SHBA nga Traktati i OKB-së për Tregtinë e Armëve

Koronavirusi/ Trump anulon samitin e G7-ës

Policia dhe ushtria ndërhyjnë për të garantuar radhë të sigurta

Policia dhe ushtria ndërhyjnë për të garantuar radhë të sigurta

Koronavirusi/ 345 persona humbin jetën brenda 24 orëve në Itali

I prekur nga koronavirusi, ndërron jetë shqiptari në Indonezi
















TE FUNDIT

Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi

Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi
7 Qershor, 2025

Shqipëria përballet sot me Serbinë në një ndeshje shumë të rëndësishme në Grupin K të kualifikuesve të Botërorit 2026. Në...

Lexo më shumë

Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”

Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”
7 Qershor, 2025

Përballja Shqipëri-Serbi sapo ka nisur në stadiumin “Air Albania”. Kuqezinjtë kërkojnë me çdo kusht triumfin, në duelin direkt për vendin...

Lexo më shumë

“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid

“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid
7 Qershor, 2025

Pak çaste na ndajnë nga ndeshja e rëndësishme “Shqipëri-Serbi”, teksa Tv Klan ndodhet aty në fushë për t’ju dhënë çdo...

Lexo më shumë

Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë

Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë
7 Qershor, 2025

Ndihmëstrajneri i Kombëtares, Ervin Bulku, foli për Tv Klan, para ndeshjes së Shqipërisë me Serbinë. Bulku komentoi zgjedhjet, duke thënë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com